Kur zgjidhni një hotel për pushime, ka një sërë pyetjesh që vijnë në mendje përpara se të vendosni se ku të shkoni.
E duke pasur parasysh që muaji i mjaltit bëhet një herë në jetë, atëherë ky vendim duhet të jetë edhe më i kujdesshëm pasi mbahet mend gjatë gjithë jetës.
Cilin hotel të zgjidhni, në çfarë lokacioni, a është afër aeroportit, sa kushton, si është stafi, a është ushqimi i mirë etj.
Këto janë vetëm disa nga pyetjet që ju vijnë në mendje kur zgjidhni se ku do të kaloni pushimet tuaja verore.
Antalya është një kombinim i plazheve të mrekullueshme dhe bukurisë natyrore dhe detit. Është gjithashtu një vend me resorte, restorante dhe dyqane të klasit botëror, duke e bërë atë vendin e përsosur për të kaluar muajin e mjaltit.
Edhe pse dasma juaj do të jetë një nga gjërat më të paharrueshme në jetën tuaj, ju gjithashtu duhet të pranoni se ajo mund të jetë vërtet rraskapitëse dhe stresuese.
MAX TRAVEL përveç se ju sjell ofertat më atraktive për Antalya, ka zgjedhur edhe hotelet më të mira se ku mund të kaloni ditë të mrekullueshme me partnerin tuaj të jetës tani dhe te mbetet me te vertet nje javë e paharruar
Një muaj mjalti në Antalya do t’ju ndihmojë të rinovoheni duke shijuar shërbime të shkëlqyera në hotele të klasit botëror.
1. ADAM & EVE
Me një pishinë të brendshme, një sallon masazhi dhe një qendër spa, Adam & Eve ofron komoditet per ju. I ndodhur në Belek, hoteli është i vendosur pranë plazhit me rërë. Koncepti i punës është “Ultra All Inclusive”, hotel i dedikuar çifteve me aktivitete pothuajse 24 ore, party të ndryshme në hapësira të ndryshme të resortit Adam & Eve janë pjesë e konceptit.
🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 30 minuta
📶 Free Wifi: PO
🏖️ Direkt ne plazh: PO
👫 Honeymoon Concept: PO
2. GRANADA LUXURY BELEK
Granada Luxury Belek, një botë sekrete ku të gjitha nuancat e blusë dhe jeshiles bashkohen me elegancën dhe rehatinë. Gjatë gjithë akomodimit tuaj, ekipi i Granada Luxury Belek do të bëjë çmos për t’ju bërë të përfitoni nga të gjitha shërbimet. Koncepti i punës është “Ultra All Inclusive”, një resort me hapësirë dedikuar çifteve duke imituar një parajsë të ngjashme me Maldivet me vila me pishinë dhe një pishinë të qetë nga çdo aktivitet.
🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 30 minuta
📶 Free Wifi: PO
🏖️ Direkt ne plazh: JO
👫 Honeymoon Concept: PO
3. BOSPHORUS SORGUN
Hoteli është i vendosur Side, me nje dizajn unik dhe sherbim te drejtuar ndaj çifteve dhe rinise, posedon nje plazh privat. Hoteli ofron shërbim në konceptin “All Inclusive”, për shumë vite Bosphorus Sorgun është një nga hotelet e preferuara të Max Travel. Gjithashtu vlen të theksohet se ky hotel ka një interier mjaft të veçantë.
🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 70 minuta
📶 Free Wifi: PO
🏖️ Direkt ne plazh: JO – 300m
👫 Honeymoon Concept: PO
4. SORGUN AKADIA
Hoteli ndodhet 7 km nga qyteti antik Side, është i rrethuar nga deti, pylli me pisha, lumi, liqeni dhe fusha. Një hotel unik që është i pajisur me gjithçka të nevojshme për një qëndrim të rehatshëm. Koncepti i punës është “Ultra All Inclusive” dhe hoteli i dedikohet +18 që i bën pushimet tuaja më të qeta, aktivitete të ndryshme zhvillohen gjatë 24 orëve.
🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 70 minuta
📶 Free Wifi: PO
🏖️ Direkt ne plazh: JO – 500m
👫 Honeymoon Concept: PO
5. MY LOME LUXURY HOTEL
I vendosur në Alanya, My lome Luxury Hotel ofron akomodim të rehatshëm për ju, me restorante disa pishina të hapura, akuapark dhe një bar ujor, hoteli Mylome Luxury ka nje plazh shume te qete per shkak te diges se krijuar, koncepti i hotelit është “Ultra All Inclusive”
🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 90 minuta
📶 Free Wifi: PO
🏖️ Direkt ne plazh: PO
👫 Honeymoon Concept: PO
6. TITANIC DELUXE BELEK
Hoteli Titanic Deluxe Belek është i vendosur në regjionin Belek, 40km nga qendra e qytetit Antalyas dhe 30km nga aeroporti i Antalyas. Titanic Deluxe Belek, ky resort luksoz ofron 9 pishina të jashtme, 2 pishina të brendshme, një park ujor me rrëshqitje uji dhe një spa e palestër me shërbime të plota. Hoteli ka një plazh privat 1 km të gjatë. Koncepti i punës është “Ultra All Inclusive”
🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 30 minuta
📶 Free Wifi: PO
🏖️ Direkt ne plazh: PO/JO brenda resortit por transfer me Tren apo Anije – 600m
👫 Honeymoon Concept: PO
7. HEAVEN BEACH
Heaven Beach Hotel ndodhet në Side me shërbim të dedikuar +18 për një pushim të qetë për ju , hoteli është ndërtuar në një sipërfaqe prej 10000 m2 dhe duhet patjeter të jetë në listën tuaj të përzgjedhjes për pushimet në Antalya, shërbimi që ofron ky hotel është në konceptin “Ultra All Inclusive”
🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 60 minuta
📶 Free Wifi: PO
🏖️ Direkt ne plazh: PO
👫 Honeymoon Concept: PO
8. SELECTUM LUXURY RESORT
Selectum Luxury është një hotel super luksoz dhe i veçantë në rajonin e Belekut. Selectum Luxury Resort përmban një nga pishinat më të mëdha në Antalya dhe pranë saj 2 të tjera unike që ndërton një pishinë të kuqe dedikuar çifteve dhe +18 ndërsa një tjetër me ujë të kripur nga deti, disa bare dhe restorante, një aquapark gjigant dhe fusha të ndryshme sportive. Shërbimi që ofron ky hotel është në konceptin “Ultra All Inclusive”
🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 30 minuta
📶 Free Wifi: PO
🏖️ Direkt ne plazh: PO
👫 Honeymoon Concept: PO
9. STARLIGHT RESORT
Starlight Resort i vendosur buzë detit në rajonin Side, në konceptin Ultra all Inclusive ofrojnë shërbime që mund të përmbushin pritshmëritë e akomodimit të të gjithë mysafirëve, ambiente sportive në përputhje me standardet ndërkombëtare, nje numer te madhe te pishinave, rrëshqitje uji dhe një plazh më i gjatë se gjysmë kilometër.
🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 60 minuta
📶 Free Wifi: PO
🏖️ Direkt ne plazh: PO
👫 Honeymoon Concept: PO
Hapni dhe shikoni ambientet ku mund të kaloni muajin e mjaltit, por mos harroni të përdorni ofertën e MAX TRAVEL.