Titanic Deluxe Belek

Pozita: Hoteli është i vendosur në regjionin Belek, 40km nga qendra e qytetit Antalisë dhe 30km nga aeroporti i Antalisë.

Vendosja: Hoteli posedon gjithsej 600 dhoma. Dhomat janë të ndara në ndërtesën kryesore, në vila dhe në kopsht.  Dhomat standarde janë (34m²,2+2pax, një dhomë e gjumit me një banjë në ndërtesën kryesore), dhoma superiore (39m², 2+2pax, një dhomë e gjumit me një banjë në ndërtesën kryesore), deluks suita (70m², max3+1pax, në ndërtesën kryesor), suita familjare (80m², max3+1pax, dy dhoma gjumi dhe dy banje në ndërtesën kryesore). Në kopsht janë suita familjare (80m², max3+1pax, dy dhoma gjumi me dy banje dhe disa nga këto suita kanë akses direkt në pishinë), Të gjitha dhomat janë me banjë private me dush/vaskë, tharëse flokësh, ajër të klimatizuar qendror, telefon direkt, mini bar (rimbushur çdo ditë me ujë dhe lëngje), arkë, set për kafe dhe qaj, TV satelitor me kanale muzikore, ballkon.

 Shërbimi: High Class All Inclusive – bufe i hapur, shërbimi për mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka, darka, bufe dietale, bufe ne mesnatë, A’la Carte restorante, akullore në orë të caktuar, bari pranë pishine, bufe për fëmijë, . Të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore dhe standarde nga importi, pijet në Disko Bar (prej 23.00 deri në 02.00), shërbimi në dhomë në mes të orëve 24.00 dhe 07.00. Nuk janë inkuadruar në koncept: pijet premium, vera speciale, shampanjë franceze, si dhe A’la carte restorantet në anije dhe Privado.

Përmbajtja: Restoranti kryesor me bufe të hapur, A’la Carte restorantet: Oceanos (Mediteran), Hasir (Turk), Barbeque (peshk dhe mish), La Paglia (Italian), Restoranti në Anije,  Privado (meny speciale), bare përgjatë kompleksit hotelier. Mjeku, kujdestar i fëmijëve, larje rrobash dhe pastrimi kimik, qendra tregtare, internet dhe lojërat në kompjuter, floktari, rent a car janë me pagesë.

Plazhi: Hoteli posedon plazhin privat me rërë i cili gjendet 1000 metra larg hotelit dhe në çdo kohë ka transport të organizuar për plazh. Shtretërit, ombrellat, peshqirët për plazh janë pa pagesë.

Sporti dhe argëtimi: Pishinë e jashtme dhe brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë, palestër, banjë turke, saunë, tereni për tenis, basketboll, volejboll plazhi, mini futboll, pingpong, sportet ujore pa motor janë pa pagesë. Wellness & SPA qendra, masazhi, ndriçimi për tenis, pajisjet, sportet ujore me motor, bilardo janë me pagesë. Program zbavitës gjatë ditës, gara pranë pishinës dhe në plazh, në mbrëmje show program dhe “live” muzikë, kinema. Mini klub për fëmijë 03 – 13 vjeç dhe Teenage Klub për 14 – 17 vjeç.

This slideshow requires JavaScript.