Granada Luxury Belek është krijuar për t’ju lënë me kujtime të paharrueshme pushimesh me pishinat e tyre të mrekullueshme dhe vendet e argëtimit qe ky hotel ju ofron.

Një shumëllojshmëri dhomash si dhoma standarde, dhoma familjare, dhoma luksoze familjare, Maldivian Houses dhe shumë të tjera do të ju ofrojnë rehati të papërshkrueshme do t’ju bëjnë të ndjeni menjëherë atmosferën pozitive të Granada Luxury Belek që në fillim.

Granada Luxury Belek u ofron pushuesve te saj ndjesin e Maldiveve, me akomodimin ne Maldivian Houses në mes të ujërave ne dhoma të projektuara ne mënyrë specifike në atmosferën emocionuese të Maldiveve ku cdo detaj është menduar për komoditetin tuaj. Vend ideal qe të kaloni ditët e para pas marteses tuaj.

Çdo orë e ditës është një mundesi per ju që te shijoni ushqime nga kuzhina tradicionale turke dhe ajo boterore si dhe një shumëllojshmëri pijesh të përgatitura enkas për ju.

Restoranti kryesor me hapësira të brendshme dhe të jashtme dhe restorantet e tjera të ushqimeve të vendosura në mënyrë të përshtatshme për akses të lehtë gjatë pushimeve tuaja ofrojne ushqime te ndryshme e te shijshme gjate tere kohes, për të mos harruar restorantet A’la Carte te cilat do ju dergojne ne një dimension tjetër të ushqimeve atë të kuzhinës se larmishme boterore.

Pini një gllënjkë nga varietetet fantastike të pijeve në baret, kantinat e verës dhe VIP Lounge.

Kur përmendim atraksionet dhe adrenalinen Granda Luxury Belek është padyshim në krye të listës me hapësirë të gjerë, pishina të shumta për të gjitha moshat, rrëshqitëse uji, shfaqje speciale dhe koncerte specifike, Granada Luxury Belek u ofron mysafirëve aktivitet dhe argëtim në një mjedis.

Perderisa ju do kaloni kohe ne rrezet e diellit, fëmijët tuaj do të zbulojnë aventura krejt të reja me bashkëmoshatarët e tyre nga e gjithë bota në një mjedis të sigurt dhe social në Grandy Kids’ Club. Nuk do të ndjeni as më të voglin shqetësim duke ditur që klubi ka rrëshqitje në ujë dhe kënde lojërash të krijuara posaçërisht për fëmijët.