Ndër hotelet më të mira në Belek, Selectum Luxury Resort është një nga hotelet me 5 yje në Antalya me shërbimin e tij premium, pishinat e shumta me karakteristika të ndryshme, plazhin, restorantet e shkëlqyera që ju lejojnë të shijoni shijet e ndryshme të kuzhinës botërore, aktivitete argëtuese dhe koncerte simpatike.

Zgjedhja e Selectum Luxury Resort garanton që kënaqësia juaj e pushimeve të vazhdojë pandërprerë. Duke ju ofruar keshtu akomodimin ne disa kategori te ndryshme te dhomave si Luxury Rooms, Deluxe Rooms, Superior Rooms duke perfshire edhe Premium Suites, Executive Residence dhe King Residence.

Selectum Luxury Resort Belek lë mbresa tek ju, me shije gastronomike të ofruara nga kuzhinierë të vlerësuar me çmime të ndryshme nderkombetare. Filloni pushimet tuaja me një udhëtim gastronomik me restorante të ndryshme dhe menu të shumellojshme nga kuzhina locale turke dhe ajo boterore.

Ambiente te mahnitshme e argetim pafund per te rritur e femije ne Selectum Luxury Resort, për prindërit do të thotë se fëmijët e tyre janë të lumtur dhe aktiv në një mjedis të qetë. Selectum Luxury Resort krijon një ndjenjë të re pushimi për mysafirët e rinj, pothuajse të pavarur nga familjet, ku mund të bëjnë çfarë të duan.Duke perfshire ketu edhe aktivitete te shumta pergjate plazhit te mrekullueshem qe posedon Selectum Luxury Resort.

Qetësi nën yje, qetësi në krahët e natyrës, festa argëtuese, shfaqjet e natës që duken si shfaqjet në Broadway, aktivitete që zhvillohen gjatë gjithë ditës në pishinë, ofron dinamizëm dhe një festë plot argëtim.

Në Selectum Luxury Resort Belek ju ofrohet një muaj mjalti i paharrueshëm për te gjithe ju, surpriza nga më të ndryshmet do përgaditen për ju duke filluar nga dekorimi i dhomës tuaj, mëngjes në dhomë, fruta shportë, çokollatë dhe verë, ëmbëlsira turke dhe per fund hoteli ju jep mundesine për të bërë një rezervim në një nga restorantet A la Carte.

Selectum Luxury Resort gjendet vetëm 30 minuta larg nga aeroporti i Antalyas.