SORGUN AKADIA ndodhet në pjesën më të çmuar të vendit vetëm 7 kilometra nga qyteti antik Side. Një hotel unik që është i pajisur me gjithçka të nevojshme për një qëndrim të rehatshëm.
Koncepti i punes eshte “Ultra All Inclusive” dhe i dedikohet vetëm te rriturve që i bën pushimet tuaja më të qeta.
Ideal për muajin tuaj të mjaltit.
Hoteli ka një ndërtesë kryesore me arkitektur moderne e hapësirë të gjerë që në cdo cep të tij do keni internet FALAS. Të gjitha dhomat ne hotel jane te pajisura me TV me ekran LED, minibar premium të mbushur çdo ditë me ujë e pije të ndryshme e deri tek kompletet e nevojshme higjienike.
Për të arritur deri në hotel nga aeroporti i Antalyas ju duhet vetëm 1 ore.
Si hotel luksoz Sorgun Akadia, ofron shërbim në Akadia Restaurant, Pool Bar,Beach Bar dhe Lobby Bar me stafin më miqësor dhe menunë e pasur të pijeve dhe ushqimin e shijshëm. Ofrohet sherbim edhe ne restorantet A la Carte, për ata të cilët dëshirojnë të provojnë menutë tradicionale dhe kuzhinën botërore.
Hoteli perveq se ka 5 pishina, 3 të jashtme dhe 2 pishina të brendshme. Ai ka një plazh me rërë, ne te cilin mund të arrihet për 5 minuta në këmbë edhe me transfer nga hoteti, qe kryhet në një golf CART gjatë gjithë ditës nga ora 08:00 deri në 18:00. Ne plazh do i keni ne dispozicion çadrat dhe një bar me pije të importuara dhe lokale.
Vlen të theksohet se të gjithë musafirët do të mund të ndjekin klasa joga, palester, si dhe të bashkohen me turne në grup, shëtitje në pyll dhe peshkim.
Vendi ideal që plotëson te gjitha nevojat tuaja.