Një opsion i denjë për një pushim të qëtë e përplotë me gjera të mira për të bërë, padyshim qe është Stambolli. Perveq atraksioneve te mrekullusheme ka edhe shumë hotele të cilat kanë menduar cdo gjë deri në detajin e fundit për cdo moshë.
Nëse jeni duke ëndërruar për një largim që do t’ju bëjë të harroni të gjithë lodhjen e përditshme, atëherë jeni në vendin e duhur sepse MAX TRAVEL ju sjell ofertën më të mirë për ta bërë realitet këtë ëndërr.
Cilin hotel të zgjidhni, a është afër aeroportit, sa kushton, si është stafi, a është ushqimi i mirë, po për fëmijët? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që keni në mendjen tuaj.
Përveç ofertave, Max Travel ju sjell rekomandime për nentë hotelet më të përshtatshme që u përgjigjen të gjitha pyetjeve tuaja.
1. Crowne Plaza Florya
I vendosur në breg të detit të Florya, Hoteli Crowne Plaza ofron sherbimet më të mira dhe kujdeset për pushimin tuaj deri në pikën e fundit. Me dispocionin e tyre përgjatë 24 orëve, me kujdes dhe cilësi të lartë ju mund ti provoni ushqimet me shije të ndryshme të kuzhinës botërore sipas preferncave tuaja qoftë në tarracë, në restorant apo edhe në barin pranë pishinës. Varesisht nga dëshira juaj se a dëshironi të akomodoheni në dhome standarte apo dhoma me suita te vecanta me pamje nga deti. Crowne Plaza ka në dispozicion edhe një pishinë të brendshme, një pishinë të jashtme sezonale, pishinë për fëmijët, perveq kesaj per relaksimin tuaj ju mund të provoni spa e hamamin turk dhe palestër. Ky resort kujdeset edhe për argëtimin tuaj dhe të fëmijëve tuaj duke ofruar edhe më afër shumë aktivitete për të bërë.
Nga aeroporti i Stambollit ju duhen vetëm 60 minuta për të arritur në Crowne Plaza Florya.
2. Grand Hilarium Istanbul
Hoteli Grand Hilarium i vendosur në një nga vendet më të famshme historike dhe turistike të Stambollit, ku takohen sistemet më të avancuara nga mikpritja turke dhe moderne. Nëse po kërkoni diçka për të bërë në Stamboll? Xhamia Blue, Xhamia Suleymaniye dhe disa atraksione të njohura që janë me rëndësi mund të arrihen lehtësisht në këmbë nga Grand Hilarium Hotel. Restoranti Grand Hilarium ruan trashëgiminë unike duke krijuar një atmosferë elegante me sherbime të shkelqyera dhe bare. Ka gjithsej 65 dhoma në Hotel Grand Hilarium ju mund të zgjedhni nëse deshironi dhoma familjare apo dhoma luksoze dyshe. Me pishinën e brendshme të saj me spa apo me banjat turke do t’ju ndihmojnë ta bëni udhëtimin tuaj në Stamboll edhe më tepër të këndshëm.
Nga aeroporti i Stambollit ju duhen vetëm 60 minuta për të arritur nga Grand Hilarium Istanbul.
3. Hillton Piyalepasa Istanbul
Hillton Piyalepasa është një ndër hotelet e vlerësuara me standardin me 5 yje duke ju ofruar cilësi të lartë të shërbimeve. E vendosur në mënyrë të përshtatshme në pjesën Beyoglu të Stambollit, Hilton Istanbul-Piyalepasa ndodhet vetëm 3 km nga sheshi më i frekuentuar Taksim dhe nga rruga më e njohur Istiklal që strehon shumë pika referimi. Ky resort ju vendos pranë gjërave me rëndësi për Stambollin dhe ofron qasje të lehtë në një mori atraksionesh. Përveq atraksioneve, restaurantet padyshim kanë një gamë të gjerë të kuzhinës turke dhe botërore. Ju mund të zgjedhni se ku të hani ushqimin, në restaurantin kryesor apo edhe me sherbim të ushqimit në dhomën tuaj. Hillton piyalepasa ju ofron akomodimin në disa kategori të ndryshme dhomash, varesisht nga numri i personave dhe se a dëshironi dhome standarte, dhoma luksoze apo dhoma me pamje dhe ballkon. Ju mund të relaksoni veten me palestër, spa dhe me pishinen e brendshme që ju dhuron një kënaqësi të vertet.
Nga aeroporti i ju duhen vetëm 38 minuta për të arritur në Hillton Piyalepasa.
4. Taksim Square Hotel
I vendosur në zemrën e Stambollit, hoteli Taksim Square gjendet vetëm disa hapa larg nga sheshi Taksim dhe rrugën më të frekuentuar Istiklal. Ky hotel ofron dhoma të dekoruara në mënyrë elegante dhe ofron për ju zgjedhje të dhomave standarde, dhomë superiore dyshe apo edhe dhomë me pamje nga qyteti ose nga Bosfori. Restaurantet kanë një gamë të gjerë të kuzhinës e sidomos kur bëhet fjalë për mëngjesin tradicional ku ofrohet gjithashtu shurupi otoman falas. Vendndodhja e shkëlqyer e hotelit, në këmbë larg rrjetit të transportit publik ofron qasje të lehtë në të gjitha pjesët e tjera të Stambollit si zona historike Sultanahmet dhe Kullen Galata. E nëse qëllimi i shëtitjës në Stamboll është për shopping dhe për argëtimit me ambiente me muzikë live, Rruga Istiklal është vetëm disa hapa larg ku plotëson Kohen e lire duke ju ofruar shume emocion dhe kënaqesi.
Nga aeroporti i Stambollit ju duhen vetëm 70 minuta për të arritur në hotelin Taksim Square
5. Pera Center
Vetëm 200 metra nga rruga e gjallë Istiklal dhe sheshi Taksim, në zemren moderne të Stambollit gjendet hoteli feneomenal Pera Center Hotel. Hoteli Pera Center kujdeset që gjatë pushimeve tuaja të mbizoteroj qetësia dhe kujdesi i sherbimeve te arrij nivelin e preferencave tuaja. Mëngjesi i përditshëm shërbehet në stil shuplake dhe shërbimi në dhomë është në dispozicion. I ndodhur në një lagje historike dhe të gjallë, ju gjithashtu mund të dilni jashtë dhe të ndjeni atmosferën lokale pergjat vaktit të ushqimit. Mundësia për të zgjedhur dhomën më të rehatshme për ju egziston gjithmonë nga dhoma standarte e deri tek dhomat me suita të veqanta. Ju për relaksimin tuaj mund të përfitoni nga sauna dhe palestra. Vendndodhja e tij ka qasje të lehtë në zonën historike të Sultanahmetit dhe Pazarin e Madh.
Aeroporti i Stambollit është vetëm 50 minuta nga hoteli Pera Center.
Mos prisni më, kontaktoni tani Max Travel dhe merrni ofertën me hotelet më të mira për pushime.