Nëse jeni duke ëndërruar për një largim që do t’ju bëjë të harroni të gjithë lodhjen e përditshme, me afër luksit dhe me cmime te volitshme, atëherë jeni në vendin e duhur sepse MAX TRAVEL ju sjell ofertën më të mirë për ta bërë realitet këtë ëndërr.

Në Max Travel do gjeni shumë oferta speciale për pushimet tuaja 2024 në Antalya.

Pavarësisht se çfarë lloj pushimi dëshironi, të uleni në plazh, të vizitoni rrënojat historike, sportet ekstreme apo jetën e natës do të jeni në gjendje të gjeni të gjitha llojet e gjërave për të bërë në Antalya.

Nëse deshironi që pushimet tuaja të jenë fantastike dhe te përballueshëm në buxhet, këto hotele janë zgjedhjet më të mira për ju…

 

Port River Hotel & Spa

Port River Hotel & Spa, hotel ky i cili ofron shërbim në konceptin Ultra All Inclusive ndodhet në pjesën më të çmuar të Side. Hotel&Spa ju ofron mundësin e akomodimit në disa kategori të ndryshme të dhomave duke perfshire dhomat standarde me pamje nga kopshti, dhomat familjare dhe dhomat standarde me pamje nga deti. Me menutë e përgatitura nga kuzhinierët ekspertë, pushimet tuaja do të jenë edhe më të bukura. Port River Hotel & Spa ka plazhin e tij privat i cili është shumë afër me hotelin, e gjatë tërë ditës aktivitete të ndryshme ju presin ju dhe fëmijet tuaj. Gjithashtu nuk mungojnë pishinat e jashtme me rrëshqitje ku do ju japin adrenaline të pafund, e përveq kësaj keni mundësinë edhe të beni atraksione të tjera.

Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 60 minuta
 Free Wifi: PO
️ Direkt ne plazh: JO
 Kids Concept: PO

 

Washington Resort

I vendosur në qytetin e Kızılağaç, një nga rajonet më të bukura të Manavgatit, Washington Resort ndodhet pranë detit dhe ka një atmosferë ku ju dhe familja juaj mund të grumbulloni kujtime unike gjatë pushimeve tuaja në Antalya. Me konceptin e shërbimeve Ultra All-Inclusive, Washington Resort ka 305 dhoma për shërbimin tuaj dhe të të dashurve tuaj, me suita të veçanta, dhe dhoma familjare që pasqyrojnë një atmosferë moderne, kreative dhe komode. WASHINGTON RESORT HOTEL & SPA ju ofron një pushim që do t’ju lërë kujtime të paharrueshme. Aktivitete të ndryshme ju presin në Washington Resort, duke i menduar të gjitha moshat, nga sportet ujore dhe Mini Clubi për fëmijë deri te Disko dhe animacionet që janë të përgaditura veçanërisht për ju.

Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 60 minuta
 Free Wifi: PO
️ Direkt ne plazh: JO
 Kids Concept: PO

 

Imperial Sunland

Në një oaz të fshehur midis natyrës mrekulluese dhe elegancës së jashtëzakonshme ndodhet hoteli “Imperial Sunland”. Dhomat e Hotelit “Imperial Sunland” janë një oaz i rehatshëm dhe stilizuar. Dizajni modern dhe detajet e kujdesura ndihmojnë të krijohet një ambient i bujshëm dhe i përshtatshëm për pushimet tuaja. Nga dhomat standarde deri te suitat luksoze, çdo hapësirë është përshtatur për të plotësuar nevojat tuaja. Kuzhina e Hotelit “Imperial Sunland” është një udhëtim shijesh në gastronominë më të mirë.  

Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 50 minuta
 Free Wifi: PO
️ Direkt ne plazh: PO
Kids Concept: JO

 

Sunmelia Beach

Hoteli Sunmelia Beach gjendet në regjionin e Kizilagac, vetëm 70 km larg aeroportit të Antalisë, dhe vetëm 10 km larg Side dhe Mangavat. Ky hotel ofron një total prej 590 dhomash, per cdo shije tuaj. Hotel Sunmelia Beach ofron restorantin kryesor Acacia me bufen e hapur dhe restorante A’la Carte të specializuara në kuzhinën turke-osmane, italiane dhe kineze, si dhe një restorant peshku me rezervim paraprak. Gjithashtu, ka një bar në lobbi, një snack bar, një bar pranë pishinës dhe në plazh, si dhe një klub diskotekash. Hotel Sunmelia Beach ofron një plazh privat me rërë dhe guralecë, shtretërit, ombrellat dhe peshqirët për plazh janë falas. Për argëtim dhe sport, hoteli ofron pishina të jashtme dhe të brendshme për të rriturit dhe fëmijët, rrëshqitëse në ujë, banjë turke, saunë, qendër fitnesi, fusha tenisi dhe ping pong pa pagesë. 

 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 70 minuta
 Free Wifi: PO
️ Direkt ne plazh: JO
 Kids Concept: PO

 

Xoria Deluxe

I vendosur në Alanya pranë bregdetit, Xoria Deluxe është një nga hotelet më të rinj dhe luksoz me sherbime fantastike te konceptit Ultra All – Inclusive. Çdo dhomë në Xoria Deluxe është plotësisht e pajisur me të gjitha mjetet moderne që ju mund të prisni nga një hotel luksoz. Ju keni zgjedhjen për të qëndruar në dhoma standarde, dhoma familjare ose suita të veçanta, duke siguruar që të plotësohen të gjitha nevojat tuaja për akomodim. Kuzhina në Xoria Deluxe ju sjell një shije të jashtëzakonshme. Ju do të keni mundësinë të provoni varietetet më të pasura të kuzhinës turke dhe osmane, si dhe shijet e kuzhinave botërore, në restorantin kryesor të hotelit dhe restorantet A la Carte. Për ata që preferojnë aktivitetet te ndryshme, Xoria Deluxe ofron një gamë të gjerë aktivitetesh për të gjitha moshat. Argëtimi nuk njeh kufij në Xoria Deluxe, hoteli feston gjatë ditës dhe natës. Gjatë ditës, ka festa dhe aktivitete të veçanta në pishinat dhe plazhin e hotelit. 

 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 70 minuta
 Free Wifi: PO
️ Direkt ne plazh: JO
 Kids Concept: PO