I vendosur në qytetin e Kızılağaç, një nga rajonet më të bukura të Manavgatit, Washington Resort ndodhet pranë detit dhe ka një atmosferë ku ju dhe familja juaj mund të grumbulloni kujtime unike gjatë pushimeve tuaja në Antalya.

Me konceptin e shërbimeve Ultra All-Inclusive, Washington Resort ka 305 dhoma për shërbimin tuaj dhe të të dashurve tuaj, me suita të veçanta, dhe dhoma familjare që pasqyrojnë një atmosferë moderne, kreative dhe komode.

Shijoni koktejet dhe ushqimet e shijshme të përgatitura për ju nga kuzhinierët ndërsa shijoni detin, rërën, dhe diellin, ose lini pas lodhjen e vitit në qendrën tonë SPA & WELLNESS. WASHINGTON RESORT HOTEL & SPA ju ofron një pushim që do t’ju lërë kujtime të paharrueshme.

Ju mund të relaksoheni duke kaluar kohë në plazh apo në njërin nga pishinat e jashtme, pishinat e brendshme, si dhe rreshqitës uji e pishinën për fëmijë. Arrini kënaqësinë tuaj deri në maksimum duke kaluar kohë në xhakuzi, banja turke, spa, dhe shumë gjëra të tjera që bëjnë trupin tuaj të relaksohet.

Aktivitete të ndryshme ju presin në Washington Resort, duke i menduar të gjitha moshat, nga sportet ujore dhe Mini Clubi për fëmijë deri te Disko dhe animacionet që janë të përgaditura veçanërisht për ju.

Nga aeroporti i Antalyas, ju duhen vetëm 60 minuta për të arritur tek Washington Resort.