Me luksozitet e akomodime të shkëlqyera dhe pajisje të klasit botëror, Kemer njihet si një nga destinacionet për super hotele gjatë sezonit të verës.
Ky destinacion magjepsës në Rivierën Turke ofron një sërë hotelesh të jashtëzakonshme që plotësojnë dëshirat e pushuesve që kërkojnë rehati dhe shërbime perfekte derisa ofron një përzierje mrekullish duke ofruar klimë dhe mot të ngrohtë, ujëra të pastër të detit Mesdhe si dhe shumë aktivitete të ndryshme që janë pergaditur vetëm për pushuesit.
Me ofertat më të mira nga Max Travel ju mund të arrini cdo destinacion.
Për të arritur në regjionin e Kemerit nga Aeroporti i Antalyas ju duhen vetëm 50 – 80 minuta.
Nëse jeni të interesuar të përjetoni këto mrekulli, Max Travel ju ofron ofertat më të mira në disa nga hotelet ne Kemer që kanë shërbime në konceptin Ultra All Inclusive, aktivitete te shumta te dedikuara për të gjitha grupmoshat, ushqim shumë te shijshem dhe dhoma shumë komode janë…
Dosinia Luxury Resort
Dosinia Luxury Resort, një hotel luksoz me koncept Ultra All Inclusive do t’ia vlejë çdo minutë të kohës tuaj atje. Për një përvojë unike akomodimi në Dosinia Luxury Resort do të gjeni disa lloje dhomash duke filluar nga dhomat standarte deri tek suitat e vecanta dhe, të gjitha të pajisura me gjerat thelbesore per rehatin tuaj, si dhe do te ju ofrojne nje pamje te mrekullueshme te natyres nga ballkoni. Një shumëllojshmëri e ushqimeve më të shijshme nga kuzhina turke dhe ajo botërore do ti gjeni në restorantet e ndryshme duke filluar nga restaurant kryesor qe ofron sherbim ne stilin bufe e hapur e per te mos harruar edhe restorantet A’la Carte. Ndërsa jeni duke shijuar rrezet e diellit dhe qetësinë që ofron ky hotel me pishinat e tij te shumta, për fëmijët tuaj ka një pjesë të veçantë ku përveq rrëshqiteseve në ujë janë menduar edhe aktivitete te tjera per argëtim të pafund.
Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 50 minuta
Free Wifi: PO
Direkt ne plazh: PO
Orange County Kemer (+18)
Në Orange County Kemer ju mund perjetoni një përvojë unike të Amsterdamit në sfond, me pamje të mrekullueshme të maleve të Demit dhe ujërave blu të Mesdheut. Duke kombinuar konceptin holandez të argëtimit falas dhe luksin e një hoteli me pesë yje, Orange County Kemer i dedikohet vetëm te rriturve (+18) që gjatë pushimeve tuaja të mbizoteroj qetësia apo edhe si ide per të kaluar muajin e mjaltit. Me një sherbim cilësor nuk ka si të mungoj edhe akomodimi i rehatshëm, Orange County Kemer ju ofron akomodimin në disa kategori të ndryshme dhomash. Hoteli Orange County, i cili ndodhet në Kemer të Antalyas buzë plazhit me ujërat e kthjellta të Mesdheut, ka një plazh të veçantë me rërë. Gjithashtu ka pishinë të jashtme, një pishinë të brendshme dhe dy rrëshqitje uji. Derisa ju presin edhe shumë aktivitete te tjera.
Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 60 minuta
Free Wifi: PO
Direkt ne plazh: PO
Sealife Kemer Resort
Merrni trajtimin e të famshmëve me shërbim të klasit botëror në Sealife Kemer Resort Hotel me konceptin e shërbimeve Ultra All-Inclusive. I vendosur në Kemer, 16 minuta nga plazhi publik, Sealife Kemer Resort Hotel është një zgjedhje e shkëlqyer për pushim për udhëtarët. avarësisht se zgjidhni një dhomë komode standarde me madhësi të ndryshme, ju do të ndiheni i mbushur me kënaqësi. Me restorante dhe bare të shumta, të ftuarit mund të nisin një udhëtim kulinar nëpër botë. Nga kuzhina tradicionale turke deri te të preferuarat ndërkombëtare, ka diçka për të kënaqur çdo shije. Familjet do të gjejnë një sërë aktivitetesh dhe lehtësish të përshtatura për nevojat e tyre.
Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 60 minuta
Free Wifi: PO
Direkt ne plazh: PO
Crystal Prestige Elite
Crystal Prestige Elite është një parajsë pushimesh veçanërisht për familjet me fëmijë me plazhin me rërë, pishinat e madhësive të ndryshme dhe Aquapark. Crystal Prestige Elite ndodhet në një lokacion mjaft të veçantë me një sipërfaqe prej 100.000 m2. Plazhi i tij me flamur blu përbëhet nga rërë dhe guralecë. Objekti ndodhet 8 km nga qendra e qytetit të Kemerit, 30 km nga qendra e qytetit të Antalyas dhe 40 km nga Aeroporti i Antalyas. Ofrohet shërbim cilësor me restorante me tematikë A La Carte, restorantin kryesor me kuzhinë ndërkombëtare dhe bare të ndryshme me një koncept të pasur ushqimesh dhe pijesh ultra gjithëpërfshirëse. Ka shërbimin Ultra All Inclusive ku përfshihet: plazhi privat 168 m2. Qasja në plazh sigurohet nga një urë e veçantë. Pishina me madhësi të ndryshme dhe Aquapark, 4 A’la Carte dhe 9 Bare. Fushë tenisi, fushë basketbolli, qendër fitnesi.
Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 55 minuta
Free Wifi: PO
Direkt ne plazh: PO
Nirvana Mediterranean Exellence
I vendosur në Beldibi, ky resort me pesë yje ka koncept Ulta All Inclusive. Ndodhet midis Detit Mesdhe dhe maleve Toros në terrene të mëdha mes natyrës së bukur. Hoteli ofron një plazh privat me gurë të thyer me rërë 2,950 metra të gjatë, 3 bankina duke përfshirë një skelë private VIP, 14 pishina me rrëshqitje uji dhe objekte të gjera spa. WiFi falas është në dispozicion në të gjithë hotelin. Mysafirët mund të shijojnë një gamë të gjerë të pjatave dhe pijeve të kuzhinës turke dhe ndërkombëtare në opsionet e shumta të ngrënies së hotelit, duke përfshirë restorantin kryesor, barin e pishinës, klubin e plazhit, pastiçerinë dhe bar-rostiçeri. Pas një stërvitje në palestër, ju mund të pushoni në një banjë turke ose në saunë pa pagesë. Objektet Spa dhe shërbimet e masazhit ofrohen gjithashtu me një shtesë.
Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 50 minuta
Free Wifi: PO
Direkt ne plazh: PO
Rezervo tani
Viber |