Crystal Prestige Elite është një parajsë pushimesh veçanërisht për familjet me fëmijë me plazhin me rërë, pishinat e madhësive të ndryshme dhe Aquapark. Në objektin e ankoruar në plazhin më të pastër të Mesdheut, ju mund të shijoni pushimet në dhomat me koncepte të ndryshme dhe rehati.

Qe ju te ndiheni sa me rehat gjate akomodimit tuaj aty hoteli ka ne dispozicion disa kategori te ndryshme dhomash duke perfshire keshtu dhomat stanadarte,dhomat familjare, dhe suitat e vecanta.

Ofrohet shërbim cilësor ne restorantin kryesor, restorantet a la carte me kuzhinë ndërkombëtare dhe bare të ndryshme me një koncept të pasur ushqimesh dhe pijesh ultra all inclusive.

Sa i përket ushqimit, do gjeni ushqime të ndryshme nga kuzhina turke dhe ajo botërore, e servuar para jush me plotë shije.Pije nga më të ndryshmet alkoolike dhe jo alkoolike janë në Crystal Prestige Elite.

Hapsirat e vecanta që u dedikohen femijeve do e bejnë pushimin edhe me atraktiv, perderisa ju do shijoni rrezet e diellit fëmijët tuaj do të jeni të zënë me aktivitete krijuese, të planifikuara posaçërisht për t’i argëtuar ata, duke kontribuar në zhvillimin e tyre.

Nëse jeni duke ëndërruar për një kohë të paharrueshme ku argëtimi, qetësia, natyra, komoditeti dhe luksi bashkohen atëherë jeni në vendin e duhur.

Crystal Prestige Elite gjendet vetëm 45 minuta larg aeroportit te Antalyas.