A duhet të rri ne Sulltanahmet (Laleli) apo Beyoglu (Taksim) ? Kjo është një pyetje që zakonisht na e bëjn njerëzit përderisa I planifikojnë udhëtimet e tyre për në Stamboll. Problemi është që nuk ka përgjigjje të saktë për të. Eshtë thjeshtë qështje preference. Le ti shpjegojmë dallimet në mes të dy vendeve.
Kepi I Artë (Halic)
Sulltanahmeti dhe Beyoglu (Taksim) janë pothuajse zona fqinje, po të mos ishte për Kepin e Artë (Halic). Kepi I Artë është një lum, I cili lidhet me Bosforin dhe Detin Marmara. Ky port natyror historik tani është pika kryesore e nisjeve të trageteve, për të lundruar mbi Bosfor dhe në drejtim të Azis.
Kepi I artë I ndanë zemrën e vjetër të Stambollit (Sulltanahmetin, Eminonu dhe Fatihin) nga pjesa moderne e Stambollit (Taksimi, Sisli, Beshiktash, etj).
Janë dy ura përgjatë Kepit të Artë: Ura Unkapani ose Ura Ataturke, dhe Ura Galata.
Kjo e fundit është shumë e frekuentuar nga turistët sepse është rruga më e shkurtë në mes Sulltanahmetit dhe Beyoglu.
Kuverten e sipërme do e kaloni duke parë një radhë të pafundme peshkatarësh duke kryer një sër aktivitetesh në Kepin e Artë. Një vizitë në Kuverten e poshtme do ju sigurojë një vend për tu ulur në njërën prej shume prej kafeneve të lira ti shikoni anijet duke lundruar.
Sulltanahmet
Nxitja me e madhe për të prenotuar një hotel në Sulltanahmet janë padyshim vendet e shumta qe jau mundësojn shikimin për nga Xhamia Muze Sofia (aya Sofia) , Xhamia e Kaltert (Blue Mosque), Pallati Topkapi, Cisterna Bazilika, Grand Bazari (Kapali Carshia), etj. Të gjitha gjenden në një distancë shumë të shkurte rreth shumicës së hoteleve në këtë zonë. Ana e padëshiruar fatkeqësisht është që Sulltanahmeti shëndrrohet në një zonë të vdekur sapo të perëndoj dielli. Pas errësirës rrugët janë të zbrazura dhe jeta e natës nuk është e zhvilluar.
Beyoglu
Beyoglu është shtepia e Pallatit Dolmabahce, zona e Galates me kullën e saj te famshme Galata Tower, Istikal Caddesi (e njohur te ne si rruga e Taksimit), etj. Por kjo zonë është e njohur më shumë për lagjet komode (Cihangir, Galata), rrjetin e gjerë të restauranteve dhe kafeneve, dhe jetën e famshme te natës në Stamboll. Beyoglu eshte I hapur 24 orë në ditë, shtate ditë në javë. Por nuk duhet të brengoseni, hotelet janë të vendosura në zonat më të qeta, dhe perbrenda një distance shume të shkurtë. Nishantashi është shumë afër, dhe qendrat tregtare si Cevahir AVM dhe Zorlu Center, Saphir AVM janë vetëm 2-3 stacione larg me metro.
Këshilla jonë
E vërteta është që është e pashmangshme të kaloni kohë në të dy zonat. Pra gjithmonë do të udhëtoni në mes të dyjave, përmes Transportit Publik apo Taxit. Kemi qëndruar në hotele në të dy zonat në shumë raste, dhe gjithmonë kemi kaluar kohë më të bukur në te dy anet. Me shume ka rendesi qellimi i vizites suaj ne Stamboll nese qellimi juaj eshte vizita e Kulteve Fetare dhe Historike atehere ju preferojme te vendoseni ne SultanAhmet, Laleli ne nje nga shume hotelet te cilat Max Travel i ofron.
Por nese qellimi i vizites suaj eshte me shume per nje ndryshim nga perditshmeria, dhe nevoja per shopping duke perfunduar ne ndonjeren nga lokalet a nates ne ju preferojme zonen Beyoglu – Taksim ku kemi zgjidhje te shumta te hoteleve.
mos i humbni ofertat e Max Travel per vikend ne Stamboll duke filluar nga vetem 179 Euro per 3 dite perfshire Aeroplanin dhe Hotelin me mengjes.