Nëse jeni në kërkim të arratisjes së fundit luksoze me akomodime të shkëlqyera dhe pajisje të klasit botëror, Alanya shfaqet si një nga destinacionet më të mira për super hotele gjatë sezonit të verës.
Ky destinacion magjepsës në Rivierën Turke ofron një sërë hotelesh të jashtëzakonshme që plotësojnë dëshirat e pushuesve që kërkojnë rehati dhe shërbime perfekte.
Me ofertat më të mira nga Max Travel ju mund të arrini cdo destinacion.
🛩 Për të arritur në regjionin e Alanyas nga Aeroporti i Antalyas ju duhen 60 – 80 minuta.
Disa nga hotelet që Max Travel ju propozon të akomodoheni ne Alanya që kanë sherbim ne konceptin Ultra All Inclusive, aktivitete te shumta te dedikuara per te gjitha moshat, ushqim shumë te shijshem dhe dhoma shumë komode janë…
1. Orange County Alanya
Orange County Alanya është një hotel luksoz 5-yje në qytetin bregdetar të Alanyas. Me gjithsej 740 dhoma të përshtatshme për të gjitha nevojat, Orange County Alanya siguron akomodim shume komod për mysafirët e tij. Gjithashtu, hoteli Orange County Alanya ka një zgjedhje të shkëlqyeshme restorantesh dhe bare, ku mund të shijoni kuzhinën e ndryshme ndërkombëtare dhe vendase. Për ata që preferojnë aktivitete të tjera, Orange County Alanya ka disa pishina jashtë, pishina të mbyllura, si dhe pishina për fëmijë. Hoteli ka një qendër fitnesi moderne, një spa tërheqës me trajtime relaksuese dhe një qendër sportive ku mund të luani futboll, tenis dhe volejball në plazh. Për më tepër, ka edhe një mini klub për fëmijë me lojëra dhe aktivitete të përshtatshme për ata.
2. Granada Okurcalar
Kaloni pushimin në Granada Luxury Resort Okurcalar, hotel ky i cili ka plazhin privat dhe ofron shërbim në konceptin Ultra All Inclusive. Granada Luxury Resort Okurcalar ofron 598 dhoma të kategorive të ndryshme duke filluar nga dhomat standarte e deri tek suitat e veqanta, të gjitha janë të pajisura me cdo gjë të nevojshme për akomodimin tuaj. Çdo orë e ditës është një mundesi per ju që te shijoni ushqime nga kuzhina tradicionale turke dhe ajo boterore si dhe një shumëllojshmëri pijesh të përgatitura enkas për ju.
3. My Lome Luxury Hotel
Mylome Luxury Hotel një përzierje joshëse e stilit dhe komoditetit me 5 yje në një vend brenda Gjirit të Karaburunit, i cili ju ofron sherbim ne konceptin Ultra All Inclusive. Dhoma te bollshme me pamje mahnitëse në detin Mesdhe nga ballkoni juaj, kuzhinën më të mirë ndërkombëtare dhe vendase. Ju nuk keni nevojë të dilni nga dhoma për të shijuar pishinën pasi që hoteli ka ne dispozicion edhe dhomat Superior Swim-Up Room. Varet nga ju që të shijoni plazhin me rërë, në kabana ose në skelën e gjerë.Hoteli posedon 3 pishina të jashtme, 2 Pishina të Brendshme, dhe Akuaparkun per adoleshentet dhe per femije te vegjel.
4. Vikingen Infinity Resort&Spa
Ktheni momentet gjatë pushimeve tuaj në kujtime të paharrueshme të pafundësisë imagjinare të luksit të fundit të kërkuar në Vikingen Infinity Resort&Spa. Nga 908 dhoma, ju mund të akomodoheni në një nga dhomat më të pershtatura të zgjedhjes tënde. E vendosur në breg të detit, Vikingen Infinity Resort&Spa ka një plazh privat 650 metra të gjatë si dhe një pishinë të jashtme, pishinë për fëmijë dhe 7 rrëshqitje uji. Vikingen Infinity Resort&Spa mendon edhe për argetimin e me te vegjëlve tanë në një park zbavitës dhe Viking Kids Club. Ndërsa për të rriturit qendra spa përfshin një banjë turke, sauna, dhomë me avull dhe një shumëllojshmëri masazhesh duke përfshirë Bali dhe Thai.
Rezervo tani
Viber |