Nëse akoma jeni duke kërkuar për pushimet tuaja këtë verë hotele luksoze, Bodrumi ofron një përvojë të jashtëzakonshme. Duke kombinuar shërbimet e mira, vendndodhjen e favorshme dhe çmime të volitshme, Max Travel ofron super zbritje për hotelet më të kërkuara në Bodrum.
Numërimi mbrapsht fillon kur nisja po afron!
👉 Nisja më 2 Korrik 2023
Kur vendosni të zgjidhni hotelin, ju sigurisht se keni shumë pytje për të bërë mirpo ne kemi pergaditur disa sugjerime interesante që plotësojnë këto kritere duke u radhitur ndër hotelet më të kërkuara nga pushuesit.
Cka ka të re në Max për pushime në Bodrum ⬇
Fluturime direkte 2x në javë
Max Travel, sjell këtë këtë vit për pushuesit fluturime direkte Prishtinë – Bodrum 2 herë në javë. Ky shërbim ofrohet me komoditetin dhe kualitetin e lartë të Turkish Airlines cdo të enjte dhe të diel. Max Travel gjithmonë kujdeset për të siguruar që pushuesit të gëzojnë një përvojë të paharrueshme pushimi dhe të përfitojnë nga super ofertat eMax Travel në cilëndo ditë të udhëtimit.
Kaloni pushimet këtë verë në Bodrum me Max Travel
Max Travel ofron pushime të paharrueshme për qefin tuaj në Bodrum, duke siguruar asistencë 24/7 në çdo fazë të udhëtimit tuaj nga një ekip profesional. Përmes paketave ekskluzive të pushimeve, ju do të përfitoni nga fluturimet 2x here në javë të cilat janë të rehatshme që nga Aeroporti i Prishtinës drejt Bodrumit, si dhe nga asistimi në Aeroportin e Bodrumit për të siguruar një mbërritje të lehtë dhe të kënaqshme. Kjo do të sigurojë që ju të keni një përvojë të mrekullueshme pushimi, pa shqetësime të panevojshme dhe me kujdes të plotë në çdo moment.
Po, po edhe SUPER HOTELE luksoze…
Ne kemi përzgjedhur disa nga super hotelet luksoze me shërbim ULTRA ALL INCLUSIVE.
Royal Asarlik Beach Hotel & Spa
Royal Asarlik Beach është një hotel modern, i ndërtuar me pamje nga plazhi Gumbet dhe gjendet vetëm 20 minuta larg qendrës së qytetit të Bodrumit. Me besimin “larg zhurmës por afër argëtimit” pret të përmbushë pritjet e të ftuarve për pushime. Hotel ideal qe kete verë të kaloni pushimet me familje, e sidomos për fëmijët. Me 350 dhoma, një shumëllojshmëri të gjerë të ushqimeve turke, një pishinë të jashtme sezonale dhe sigurisht një kënd lojrash, dhe një menu të veçantë për fëmijë e bëjnë atë një nga hotelet perfekte për pushimet tuaja. Koncepti i punës së këtij hoteli është “Ultra All – Inclusive”.
🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 40 minuta
📶 Free Wifi: PO
🏖 Direkt ne plazh: PO
Azure by Yelken
Azure by Yelken Hotel është një nder hotelet luksoze që ju mund të vizitoni në Bodrum. Me konceptin Ultra All – Inclusive, të gjitha dhomat e mysafirëve në Hotel Azure By Yelken kanë ballkone private, disa prej të cilave kanë pamje nga deti. Hoteli Azure By Yelken ka gjithashtu restorant A la carte që ofron kuzhinë italiane dhe restorante që ofron kuzhinë turke. Një shumëllojshmëri e sporteve ujore janë në dispozicion në plazhin privat, Azure By Yelken Hotel është i pajisur edhe me pishina të brendshme dhe të jashtme, plus një pishinë të veçantë për fëmijët e per relaks spa ofron një gamë të plotë të trajtimeve.
🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 60 minuta
📶 Free Wifi: PO
🏖 Direkt ne plazh: PO
Diamond of Bodrum
Diamond of Bodrum, ky hotel i qetë dhe gjithëpërfshirës ndodhet 4 minuta në këmbë nga Muzeu i Arteve Zeki Müren dhe 20 minuta nga Kalaja e Bodrumit. Dhomat e Diamond of Bodrum kane cdo gje qe ju nevojitet per akomodimin tuaj në dhoma të ndryshme me suita te veqanta. Hoteli gjithashtu ka restorante, si dhe një tarracë, një zonë për lojëra për fëmijë dhe një zonë private në plazh. Pajisje të tjera përfshijnë pishina të brendshme dhe të jashtme, plus një palestër, një sauna dhe hamam. Hoteli ofron shërbim në konceptin “Ultra All Inclusive”.
🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 20 minuta
📶 Free Wifi: PO
🏖 Direkt ne plazh: PO
Crystal Green Bay
Ky hotel është i ndërtuar direkt në plazhin e Gjirit Güvercinlik-Kuyucak dhe ndodhet vetëm 40 minuta nga qendra e qytetit të Bodrumit. Me arkitekturën e tij të ndryshme dhe bukurinë e jashtëzakonshme të mjedisit që ofron një plazh privat me rërë të hollë, me një shumëllojshmëri pishinash dhe aquapark me 2 rrëshqitje. Kapaciteti i përgjithshëm prej 291 dhomash ofron mysafirëve një qëndrim të këndshëm se a deshiron dhoma me pamje nga deti apo nga pylli. Ndersa trajtime te ndryshme ju presin ne kete hotel me konceptin “Ultra All – Inclusive”.
🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 35 minuta
📶 Free Wifi: PO
🏖 Direkt ne plazh: PO
Myella Hotel Resort & Spa
My Ella Resort Hotel & Spa është mjedis ideal për një pushim relaksues në diell me pamjen tërheqëse dhe moderne, mirpo hoteli përmirësohet edhe më tej nga mjedisi i tij buzë detit. Me 2 restorante dhe 5 lloje baresh që ofrojnë kuzhina lokale dhe ndërkombëtare. Ju mund të akomodoheni në dhoma me suita te veqanta. Nëse kjo është një përvojë e plotë relaksimi, atëherë mos kërkoni më larg se pishina kryesore, pishina e brendshme, pishina për fëmijë banja turke ose edhe spa e shumë aktivitete të tjera.
🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 60 minuta
📶 Free Wifi: PO
🏖 Direkt ne plazh: PO
Më shumë detaje për rezervimin tuaj
Ekipi ynë mbështetës gjatë gjithë orarit do t’i përgjigjet thirrjes suaj brenda sekondave. Sistemi ynë ka gjithashtu një mundësi që ju të paraqisni drejtpërdrejt kërkesa tuaja për më shumë rreth rezervimeve. Të jeni të sigurt, dikush nga Max Travel do të jetë në gjendje menjëherë për përgjigjien e pytjes tuaj.
Rezervo tani
Viber |