Një vit plot punë dhe angazhime të përditshme sigurisht që është shumë i lodhshëm për ju, Max Travel ka gjithmonë oferta të ndryshme për çdo destinacion për pushimet tuaja, për të harruar ato ditë të ngarkuara pune.

Epo, nuk ka mundësi më të mirë se sa të largoheni nga përditshmëria dhe të pushoni për disa ditë në vendet e zgjedhura me kujdes për ju.

Por gjithsesi menduam t’ju japim disa këshilla se si ta bëni udhëtimin më të lehtë. Ne jemi gjithmonë pranë jush kur keni nevojë të largoheni për disa ditë.

  1. Zgjidh valixhet me rrota, sepse kështu i thjeshton gjërat.

2. Mos harro karikuesin e aparatit fotografik dhe të telefonit. Mund të humbasësh kujtim të mrekullueshme. Ku me i bo fotot më të mira në Stamboll

3. Mos merr me vete rroba që duhen hekurosur. Në fakt, mos bli fare rroba të tilla.

4. Nëse të shkon në mendje të paketosh diçka bëje menjëherë, se më vonë mund të harrosh.

5. Mos dil nga shtëpia pa u siguruar se i ke me vete pasaportën dhe dokumente të tjera.

6. Përpara se ta marrësh një libër me vete, për ta lexuar gjatë udhëtimit, shfleto disa faqe të tij dhe sigurohu që nuk është i mërzitshëm.

7. Pavarësisht nga madhësia, kurrë mos merr më shumë se dy valixhe apo çanta me vete.

 

Kur të mbërrish

  • Mos u largo nga askund pa blerë një suvenir lokal. Fjalët i merr era, suveniret jo.
  • Kurrë mos e mbaj portofolin në xhepin e pasmë dhe mos e hiq çantën nga krahu. Edhe kur je në bar, vendose çantën poshtë këmbëve ose mbaje në prehër, pasi me dhjetëra turistë të shkujdesur vidhen çdo ditë nëpër lokale e restorante.
  • Pasaportën lëre në xhepin e valixhes, e cila ka më pak mundësi të humbasë, sesa çanta e vogël e shpinës. Bëj gjithashtu kopje të pasaportës, për çdo rast.
  • Mbaj gjithmonë në xhep një pako me facoleta, pasi mund të qëllosh në një tualet pa letër higjienike.

 

Është koha për të përjetuar një udhëtim në Stamboll me shoqërinë. Max Travel ka ofertën më të mirë për ju shëtitje 3 ditore në Stamboll 169 Euro