Një vit plot punë dhe angazhime të përditshme sigurisht që është shumë i lodhshëm për ju, Max travel këtë herë do të ju sjellë një vend mjaft tërheqës për pushimet tuaja për të harruar ato ditë të ngarkuara pune. Dhe ku më mirë se në Bodrum të Turqisë.

Sigurisht që tani në mendjen tuaj ka shumë pyetje se si janë ofertat për të shkuar, për hotelin se ku do të qëndroni, cilin hotel të zgjidhni, a është afër aeroportit, sa kushton, si është stafi, a është ushqimi i mirë, po për fëmijët?

E ofertën më të mirë do ta gjeni në MAX TRAVEL për Verën 2022 në Bodrum, Max Travel tashme ka gati listën e hoteleve në Bodrum që kanë shërbimin më të mirë për ju për të kaluar pushime të paharrueshme.

 

KADIKALE RESORT

Kapni disa rreze në plazhin privat të Kadikale Resort, më pas shijoni një vakt në një nga 3 restorantet e hotelit. Kadikale Resort ofron 293 dhoma, 4 pishina të hapura dhe një pishinë për fëmijë, plazh privat dhe spa me sherbim te plote. Shërbimi që ofron ky hotel është në konceptin “All Inclusive”

 

DIAMOND OF BODRUM

Diamond of Bodrum, ky hotel i qetë dhe gjithëpërfshirës ndodhet 4 minuta në këmbë nga Muzeu i Arteve Zeki Müren dhe 3 km nga Kalaja e Bodrumit. Dhomat e Diamond of Bodrum kane cdo gje qe ju nevojitet per akomodimin tuaj. Hoteli gjithashtu ka restorante, si dhe një tarracë, një zonë për lojëra për fëmijë dhe një zonë private në plazh. Pajisje të tjera përfshijnë pishina të brendshme dhe të jashtme, plus një palestër, një sauna dhe një hamam. Hoteli ofron shërbim në konceptin “Ultra All Inclusive”.

 

ARMONIA HOLIDAY VILLAGE

Vetëm 23 km nga qendra e qytetit të Bodrumit, Armonia Holiday Village and Spa është 53 km nga Aeroporti Milas-Bodrum. Hoteli ka dhoma që do të plotësojnë të gjitha nevojat tuaja. Përveçse ka zonën e vet të plazhit, është e pajisur me një pishinë të hapur me rrëshqitje uji dhe ambiente spa. Hoteli ofron shërbim nga restoranti kryesor si dhe restoranti à la carte. Mysafirët mund të shijojnë forma të ndryshme argëtimi gjatë gjithë ditës, duke përfshirë lojëra në ujë, aktivitete sportive dhe shfaqje të drejtpërdrejta dhe muzikë. E nuk mungon edhe një shesh lojërash për fëmijë. Koncepti i punës hotel është “All Inclusive Plus”

 

SUNDANCE RESORT

Sundance Resort ndodhet buzë plazhit në zemër të Turgutreis, një nga zonat më të bukura të Bodrumit. Hoteli ndodhet 20 km nga qendra e qytetit të Bodrumit dhe 1 km nga qendra e qytetit Turgutreis. Sundance Resort përfshin 251 dhoma të shtrira në 2 ndërtesa. Brenda hotelit ka 4 restorante dhe bare që prezantojnë kuzhinat vendase dhe ndërkombëtare, të disponueshme janë 3 pishina të jashtme, 1 të brendshme, 2 pishina për fëmijë së bashku me një rrëshqitës uji, dhe kënd lojërash dhe argëtimi në natyrë veçanërisht për fëmijët. Koncepti i punës në Sundance Resort është “Ultra All Inclusive”.

 

ROYAL ASARLIK

Royal Asarlik Beach Hotel Bodrum ndodhet më pak se 0.8 km nga Plazhi Publik Gumbet. Dhe vetëm 30 minuta në këmbë nga qendra e Bodrum. Me 350 dhoma, një shumëllojshmëri të gjerë të ushqimeve turke, një pishinë të jashtme sezonale dhe sigurisht një kënd lojrash, dhe një menu të veçantë për fëmijë e bëjnë atë një nga hotelet perfekte për pushimet tuaja. Koncepti i punës së këtij hoteli është “All Inclusive”

 

Hapni dhe shikoni ambientet ku mund të kaloni pushimet tani në Bodrum, kontaktoni Max Travel  dhe përfitoni nga ofertat e parezistueshme.