Nuk ka kohë të caktuar për të shkuar në pushime, për t’u larguar nga lodhja e përditshme, një udhëtim është gjithmonë i mirëpritur pavarësisht distancave të gjata që keni ndërmend të përshkoni.

Max Travel është gjithmonë partner në udhëtimet tuaja me ofertat më atraktive, ju duhet të vendosni me kë do t’i kaloni pushimet sepse ne kemi oferta të panumërta.

Një udhëtim me avion mbetet gjithmonë zgjedhja e duhur, edhe pse çuditërisht në aeroplan trupi juaj transformohet. Pasi të lexoni këto gjëra të çuditshme, do t’i kushtoni më shumë vëmendje këtyre gjërave gjatë udhëtimit tuaj të ardhshëm.

1. Ju merrni një erë të çuditshme nga goja

Mund të mos e keni vënë re më parë, ju këshillojmë t’i kushtoni vëmendje në të ardhmen, por kur udhëtoni ju merrni një erë të çuditshme prej saj. Kjo ndodh si pasojë e dehidrimit i cili detyron gojën të prodhojë më pak pështymë, për pasojë goja është më e thatë.

 

2. Keni puçrra në fytyrë

Ndoshta nuk ju pëlqen ideja për të gjetur një fytyrë plot puçrra pas disa orësh fluturim, por fatkeqësisht ndodh kështu. Lagështia në aeroplan mund të bjerë në 20%. Ajri i thatë nënkupton lëkurë të thatë, e cila bën që gjëndrat tuaja të stimulojnë prodhimin e yndyrës së tepërt. Ky vaj bllokohet nën shtresën e sipërme të thatë të lëkurës, duke shkaktuar pika të zeza, puçrra, inflamacion dhe në fund skuqje.

 

3. Keni dhimbje dhëmbi

Fluturimi mund të shkaktojë dhimbje dhëmbi sepse trupi juaj përjeton një ndryshim presioni me rritjen e lartësisë, një gjendje e njohur si aerodontalgji. Dhimbja e dhëmbëve në një aeroplan shpesh shkaktohet nga bllokimi i ajrit në një mbushje. Kjo mund të ndodhë nëse puna juaj dentare nuk e ka mbushur plotësisht zgavrën tuaj.

 

4. Keni shije të çuditshme ushqimore 

Nëse do të ishit në shtëpi për momentin do të dëshironit një çokollatë të zezë, por nëse jeni në aeroplan do të jepnit gjithçka për një copë pice apo turshi. Sipas studiuesve, zona të caktuara të trurit janë përgjegjëse për këtë ndryshim në shijet e ushqimit.

 

5. Ju djersiten këmbët

Përveç mpirjes, një tjetër fakt i çuditshëm që ju ndodh këmbëve është djersitja e tepërt dhe skuqja.

 

Hidhini një sy ofertave të Max Travel sepse gjithmonë kemi gjëra të reja. Shijoni pushimet tuaja në Antalya.