Napoleon Bonaparta kishte thënë se “Nëse toka do të ishte një shtet i vetëm, Stambolli do të ishte kryeqyteti i saj”. E të gjithë ata që e kanë vizituar këtë vend magjik do ta kuptonin pse.
Nga fundi i muajit shtator e pothuajse deri në fund të vitit cilësohet si periudhë jashtëzakonisht e përshtatshme për turizëm.
Një numër i madh i turistëve e konsiderojnë stinën e vjeshtës si kohë ideale për të vizituar Stambollin për shkak të motit i cili është i përsosur pasi që temperaturat janë optimale.
Nëse keni planifikuar të bëni një udhëtim të paharrueshëm, Max Travel ofron paketen vikendi ne Stamboll cdo fundjave 3 dite me cmime te voltishme dhe sherbim profesional dhe gjate vizites suaj këto janë disa atraksione të cilat nuk duhet të humbisni gjatë vikencdit tuaj në Stamboll.
1. Stambolli Vendi i atraksioneve kulturore historike
Muzeu/Kisha Hagia Sohpia (Ayasofya)
I konvertuar nga një kishë në një xhami, e tani një muze, Ayasofya është një kombinim fantastik i artit, inxhinierisë dhe arkitekturës. E cilësuar si një mrekulli arkitektonike e historike, ky vend duhet vizituar patjetër nëse keni ndërmend të udhëtoni në Stamboll.
Pallati Topkapi
Jo larg nga Hagia Sophia gjendet pallati Topkapi, pallat ky i cili ishte rezidenca perandorake e sulltanëve otomanë për pothuajse 400 vjet. Gjatë këtyre 400 vjetëve të mbretërimit në Topkapi, secili sulltan shtoi një pjesë ose salla të ndryshme në pallat, varësisht nga shija e tij ose nga nevojat. Sot Topkapi është shtëpi muze, dhe pret vizitorë nga e gjithë bota.
“Xhamia e Kaltër” (Sultan Ahmet Camii)
Xhamia e Sulltan Ahmetit, e njohur si Xhamia Blu (Blue Mosque) nga shumë turistë për shkak të zbukurimeve brenda, është xhamia më e rëndësishme e Stambollit. U ndërtua nga arkitekti Mehmet Aga, i udhëzuar nga Sulltan Ahmeti I dhe sot vazhdon të jetë një nga ndërtesat më madhështore në Turqi.
Pazari i Madh (Grand Bazaar)
Pazari i Madh në Stamboll është një nga tregjet më të mëdha dhe më të vjetra në botë, me 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4.000 dyqane që tërheqin mes 250,000 dhe 400,000 vizitorë çdo ditë. Në vitin 2014, ajo u rendit e treta në mesin e atraksioneve turistike më të vizituara në botë.
2. Stambolli Mozaik ushqimesh
Kuzhina turke është shumë e larmishme dhe vlerësohet ndër më të mirat në botë, duke u bashkuar me radhët e francezëve, kinezëve, italianëve etj. Ushqimi i Turqisë është si mozaik kulturor i vendit, plot ngjyra dhe shije të panumërta.
Prandaj ju mund të provoni disa nga ushqimet e shijshme tradicionale turke, duke filluar nga ato që mund të gjeni në çdo cep të rrugës e deri te restaurantet luksoze.
Kafeja turke dhe çaji janë gjithashtu pije në të cilat është pothuajse e pamundur të mos i hasni në Stamboll.
Disa prej ushqimeve të njohura që mund të provoni gjatë qëndrimit tuaj atje janë: baklava, burek, simite,dyner, meze, lamaxhun etj. Ndërsa mund të vizitoni edhe restaurante të njohura në të gjithë botën si Nusret Steakhouse ose linjat e njohura për ushqime të shpejta: Mcdonalds, Burger king, Subway etj.
3. Stambolli ka Qendrat më të bukura tregtare
Qendrat tregtare mund të konsiderohen si një prej atraksioneve të shumta në Stamboll. Tani që edhe lira është zhvleresuar keni akoma më shumë arsye pse të vizitoni disa prej qendrave më të mira tregtare si: Zorlu Center, Cevahir, Istinye Park etj.
Të gjitha qendrat janë me lokacion të përshtatshëm dhe për vetëm pak minuta mund të arrini me veturë, taksi ose transport publik.
mos i humb super ofertat per Vizite ne Stamboll 3 Dite 169 Euro