Kur njerëzit shkojnë në një qytet të ri,përveq vizites sigurisht se do te duan të bëjnë shopping. Do të ishte e mençur që ata të dinë paraprakisht se ku mund bëjnë shopping në këtë rast në Izmir, në mënyrë do të keni disa kujtime nga udhëtimi juaj dhe t’u bëni dhurata të afërmve gjërat e vogla që keni blerë.
Do të shihni se ekziston fjala “AVM” pranë shumë qendrave tregtare të Izmirit. Kjo është një shkurtim që do të thotë qendër tregtare në turqisht dhe eshte shkurtese e “Alis Veris Merkezi”.
Në Max Travel gjeni gjithmonë ofertat më të mira për çdo destinacion, e përveç kësaj ne ju sjellim gjithmonë atraksionet që nuk duhet t’i humbisni në vende të ndryshme.
Të gjithë ata që vijnë në Izmir për qëllime udhëtimi dhe ata që nuk e kanë vizituar më parë këtë qytet do të jenë kuriozë se ku mund të bëjnë shopping. Në këtë kontekst, ne do të ndajmë me ju 5 qendrat më të mira tregtare në Izmir.
1. Optimum AVM
Optimum renditet i pari ndër qendrat tregtare më të njohura në İzmir. Me shumëllojshmëri dyqanesh duke përfshirë markat kombëtare dhe ndërkombëtare të modës, aktivitetet kulturore dhe artistike, bowling, sallat e lojërave, restorantet dhe kafenetë të gjitha janë në këtë qendër tregtare. Optimum AVM, i cili hapi dyert për vizitorët e tij për herë të parë në vitin 2012, ndodhet në rrugën e aeroportit në rrethin Gaziemir të Izmirit.
2. Forum Bornova
Forum Bornova është një vend shumë komod ku mund të shijoni qendrën tregtare në ajër të hapur në Izmir. Forum Bornova AVM, i cili është kthyer në një nga ndalesat kryesore të adhuruesve të shoppingut, ajo ofron 128 dyqane me një shumëllojshmëri të gjerë të markave kombëtare dhe ndërkombëtare, restorante dhe kafene, shërben në një zonë krejtësisht të hapur dhe vlerësohet për arkitekturën e saj unike.
3. Point Bornova AVM
Point Bornova është një nga qendrat më të reja tregtare në Izmir. E vendosur mu përballë stacionit të autobusëve të Izmirit, Point Bornova AVM ofron shërbime në kuadër të një projekti 50-katësh. Këtu mund të bëhet shopping i mirë.
4. Hilltown AVM
Duke ofruar shërbime brenda kufijve të Izmirit, Hilltown AVM është kthyer në një zinxhir qendrash tregtare me 12 qendra tregtare në 7 qytete të ndryshme në të gjithë Turqinë. Në Izmir ndodhet në qendër dhe në të do të mund të gjeni marka të ndryshme prestigjioze.
5. MaviBahce Shopping Center
Kjo qendër tregtare ka një oborr të madh të jashtëm, të mbuluar me palma dhe dyqanet e restorantet do ti gjeni përreth këtij oborri. Mavibahçe është ëndrra e një fashionisti! Pra, mund të thuhet që do të bëni shopping në një qendër tregtare në natyrë.
Të bëni shopping në këto qendra tregtare ne Izmir ju duhet te kontaktoni dhe të informoheni për ofertën në Max Travel