Phi Phi Island është “SUPERYLLI “ i ishujve të i Tajlandës. Ka qenë në filma. Është temë e bisedës për udhëtarët në mbarë Tajlandën. Për disa, kjo është arsyeja e vetme për të udhëtuar në Phuket. Edhe me gjithë lartësinë që ka, kjo nuk do të ju zhgënjejë anjëherë. Bukuria e Phi Phi është një copë e madhe e joshjes.
Ishujt, kur afrohen me anije, ngrihen nga deti si një fortesë. Shkëmbinjtë e ndritshëm kullojnë lart, pastaj japin rrugën për në xhungël me plazhin përballë. Është dashuri në shikim të parë.
Pjesa e dytë e historisë se përse ne e duam këtë vend është qëndrimi që mbanë si ishull: pak vende në planetin tone kanë heshtje të tillë. Nga të dy ishujt që ndodhen pranë Phuket dhe Krabi, njëri është plotësisht i pabanuar (Phi Phi Leh), dhe tjetia është pa rrugë (Phi Phi Don). Nuk ka orar, nuk ka ngutje dhe nxitim, nuk ka arsye të ngutemi