A jeni gati për një super shetitje në Stamboll? Nëse po, atëherë nxito dhe mos humb kohë sepse Max Travel tani ka gjithmonë gati super ofertën më të mirë për ju.

Një shetitje në Stamboll është thjeshtë një energji pozitive qe cdo njeri ka nevojë ta bëjë. Pavarësisht nëse jeni adhurues i historisë, ushqimit, arkitekturës ose një udhëtar që pëlqen të endet nëpër lagje të bukura, Stambolli ka gjithmonë diçka për ju. Nga Kosova zakonisht udhëtimet për Stamboll kërkohet të jenë për 2 netë e 3 ditë dhe orari i fluturimit e mundëson që edhe ditën e 3-të ta keni në shfrytëzim.

Stambolli është gjithmonë një ide e mirë…

Rezervimi i udhëtimit tuaj

Pas rezervimit të udhëtimit tuaj për në Stamboll, do të merrni biletat e udhëtimit, voucherin e hotelit dhe detajet e shërbimit të transferit nga aeroporti në hotel. Po ashtu, ekipi i Max Travel do t’ju furnizojë me informacion rreth numrave të telefonit të kontaktit dhe shërbimeve të Asistencës së Max Travel për gjithë kohën e udhëtimit tuaj.

Nëse planifikoni një udhëtim me AnadoluJet (Turkish Airlines) ose Pegasus Airlines, fluturimi juaj do të nisë herët në mëngjes, rreth orës 2:00-3:00 pas mesnatës. Është e rëndësishme të keni parasysh kohën e hershme të fluturimit dhe të organizoheni në përputhje me kërkesat e procedurave të Aeroportit. Ju këshillojmë të paraqiteni në Aeroport të paktën 2 orë para kohës së planifikuar të fluturimit për të përfunduar procedurat e Check-in dhe për të siguruar një udhëtim pa probleme.

 

Pas arritjes në Stamboll

Pas mbërritjes në Stamboll, pas kontrollit të pasaportës dhe marrjes së bagazhit, do të dalësh nga aeroporti dhe aty do të takohesh me përfaqësuesit e Max Travel. Ata do të mbajnë një tabelë shënuar me emrin e agjencisë, Max Travel dhe do të ju drejtojnë deri tek tek vetura e cila do ju dërgoj në hotelin tuaj të përzgjedhur.

Kur mbërrini në hotel, zakonisht është gjatë orëve të mëngjesit. Megjithatë, koha kur do të mund të merrni dhomën tuaj mund të ndryshojë sipas disponueshmërisë. Mund të ndodhë që t’u jepet dhoma juaj menjëherë pas mbërritjes ose mund të duhet të prisni deri në orarin zyrtar të check-in, i cili është në ora 14:00 ndersa Check Out nga dhoma në ditën e largimit është në ora 12:00. 

 

Si ta filloni shëtitjen në Stamboll?

Filloni shëtitjen tuaj në Taksim, një nga zonat më të njohura të Stambollit. Kjo zonë është e njohur për rrugën Istiklal (Istiklal Caddesi), një rrugë kryesore për blerjet, restorantet dhe kafenetë. Shijoni një kafe të shpejtë ose një ëmbëlsirë lokale, dhe më pas shkoni në drejtim të Galata Tower për të kapur pamjet mahnitëse të qytetit. Mos e humbni mundësinë për të bërë super fotografi

Më shumë rreth Taksim dhe Istiklal Street 👈🏻
Më shumë rreth Galata Tower 👈🏻

Më pas ju referojmë të kaloni në pjesën e vjetër të qytetit me taksi apo edhe metro dhe nëse për ju historia është e rëndësishme keni shumë për të parë e mësuar.

Ju mund të udhëtoni në Stamboll duke përdorur: Istanbulkart

 

Cka duhet të vizitoni në pjesën e vjetër të Stambollit?

Filloni aventurën tuaj me një udhëtim nëpër zemrën historike të Stambollit. Siç mund të pritej nga një qytet madhështor me një histori mijëra vjeçare, Stambolli pretendon mrekulli të panumërta arkitekturore.

  • Xhamia e Kaltër , Blue Mosque, Mavi Cami apo Sultan Ahmet 
  • Sheshi i Sultanahmet dhe Hippodrome
  • Basilica Cistern – Rezervuari dhe sistemi i ujit i ndërtuar në shekullin e 7 nga perandoria Bizantine
  • Hagia Sophia – Kisha e kthyer në xhami e më pas edhe muze dhe tashmë e njohur si Xhamia e Madhe e Shenjtë e Ajasofisë
  • Grand Bazar – Kapali Carsi – Qendër tregëtare unike me mbi 4000 dyqane e shtrirë në 30,000m2 ku çdo ditë vizitohet nga mbi 200,000 vizitorë

Në mbrëmje nese jeni të vendosur në një nga hotelet ne Taksim apo Sisli ju referojmë që të vazhdoni tek sheshi i Ortakoy (Ortakoy Meydani) ku keni mundësi të realizoni fotografi të shumta për rreth Xhamise se Ortakoy, Urës së Bosphorit, te shijoni patatet e mrrekullueshme si dhe një numër i madh i kafeve dhe restoraneve gjinden në ketë rrugë shumë të vizituar.

Më shumë rreth Ortakoy 👈🏻
Më shumë rreth Urës së Bosphorit 👈🏻

 

Dita e dytë në Stamboll

Dita e dytë mund të ndahet në dy pjesë, në varësi të interesave tuaja. Nëse jeni të pasionuar për historinë dhe kulturën, vizitoni Topkapi Palace, Urën e Galatës (Galata Bridge), DolmaBahce Palace, dhe ndërtimet e fundit si Camlica Xhami dhe Camlica Tower në anën aziatike të qytetit. Këto vende ofrojnë një perspektivë të thellë të trashëgimisë së Stambollit.

Më shumë rreth DolmaBahce Palace 👈🏻
Më shumë rreth Topkapi Palace 👈🏻

Nëse qëllimi juaj është blerja, Stambolli është një destinacion i mrekullueshëm. Disa nga qendrat tregëtare të preferuara janë Zorlu Center, Istiniye Park, Cevahir AVM, Kanyon AVM, Akmerkez, Forum İstanbul, Metrocity – Levent, Akasya AVM, Mall of Istanbul, dhe City’s Nişantaşı. Këto qendra janë të mbushura me dyqane të ndryshme që ofrojnë nga veshje dhe produkte kozmetike deri te artikujt unikë dhe artizanale.

Qendrat tregtare në Stamboll…👈🏻

Në mbrëmje, përjeto një darkë të veçantë në anijen e Bosphorit e cila për disa orë do të shëtis në Bosphor dhe perveç darkës speciale me meny të plotë ju do të argetoheni edhe nga një program i larmishëm me muzikë tradicionale turke, vallezime turke, dansoz dhe program me DJ, e gjithë kjo më konecptin pa limit të pijeve alkoholike dhe jo alkoholike.

Për rezervime të darkës speciale në anije ju duhet të kontaktoni me agjentin tuaj dhe rezervoni me kohë.

Disa nga opcionet tjera për një natë të paharuar në Stamboll janë:

  • Oligark restoran dhe bar
  • Rubi restoran dhe bar
  • Sortie
  • 360 Istanbul
  • Nusret Etiler

 

Dita e fundit në Stamboll

Pasi keni kaluar dy ditë të ngjeshura në Stamboll, ditën e tretë mund të jetë më e ngadalëshme. Shëtiteja buzë detit në zonat e Besiktas, Bebek dhe Arnautkoy është një mënyrë e mrekullueshme për të relaksuar. Pas një shëtitjeje të qetë, ndaluni në një nga restoranet lokale për një drekë të shijshme dhe të mbushni energjinë.

Para se të largoheni për në aeroport, merrni një kafe në terasën e Four Seasons Istanbul ose Ciragan Kempinski Hotel për të shijuar pamjet e mahnitshme të Stambollit që shtrihet përpara jush. Pastaj, ndërkohë që keni kohë të lirë, shëtisni në zonën e Bebek dhe provoni ndonjë nga restoranet e shumta të kësaj zone.

Pasi të keni mbyllur shëtitjen tuaj të mrekullueshme në Stamboll, kthehuni në hotel në mënyrë që të takoheni me kohë me shërbimin e transferit për kthim nga hoteli në aeroport.

Zakonisht në mëngjes ju informoheni nga ekipi i Max Travel se në ora sa do të jetë transferi për në aroport nga hoteli i juaj.

 

Rezervo tani


Viber

Whatsapp

Facebook Messenger