Turqia është një vend i mrekullueshëm për të bërë pushime pasi vendet për të zbuluar këtu janë të bollshme. Një nga atraksionet e qytetit është e pranishme në qendrat e mëdha tregtare të produkteve të ndryshme që mund të jenë një parajsë për adhuruesit e blerjeve.

Me ofertat më të mira të Max Travel ju mund të arrini cdo destinacion të persosur për zgjedhjen e blerjeve tuaja.

Stambolli plotëson dëshirat e blerjës tuaj përfshirë nga markat luksoze e deri tek ato me cmimet më të lira, por gjithçka varet nga ajo që dëshironi.

Në këtë artikull, Max Travel ka përgaditur për ju disa nga vendet më të mira për të bërë blerje në Stamboll, ndaj fokusohuni në deshiren dhe zgjedhjen tuaj të blerjes.

 

Bëni pazar                        

Stambolli është i famshëm për pazaret e tij, të cilat janë tregje tradicionale që kanë qenë një pjesë qendrore e jetës tregtare dhe kulturore të qytetit për shekuj. Grand Bazaar (Pazari I madh) është një nga qendrat tregtare më të vjetra dhe më të mëdha në botë për shopping në Stamboll. Nëse dëshironi të bëni pazar në Turqi për specialitetet e vendit, Grand Bazaar është vendi ku duhet të jeni

Disa nga pazaret më të famshme në Stamboll:

  • Spice Bazaar
  • Arasta Bazaar
  • Kumkapi Fish Market

Vizita e pazareve në Stamboll është një mënyrë e shkëlqyer për të përjetuar kulturën e gjallë dhe historinë e pasur të qytetit, duke gjetur gjithashtu suvenire dhe dhurata unike për të marrë në shtëpi.

 

Bëni shopping në qendra tregtare

Shumë dyqane ofrohen në Stamboll vetem dhe vetem për zgjedhjen tuaj të blerjës. Dyqane nga më luksoze me firmat më të njohura. Mos harroni të kontrolloni për oferta, promovime dhe zbritje që mund t’ju kursejnë para në blerjet tuaja.

Disa nga qendrat tregtare më luksoze në Stamboll:

  • Mall of Istanbul
  • Zorlu Center
  • Istinye park
  • Istanbul Kanyon

 

Shkoni në Nisantasi për shopping

Nisantasi është një lagje e modës dhe luksoze në Stamboll, e njohur për butikët e saj të modës, galeritë e artit dhe kafenetë elegante. Është një destinacion popullor për vendasit dhe turistët të ndërgjegjshëm për modën. Ky vend është një surprizë e ëmbël për adhuruesit e modës pasi markat e mëdha si Prada, Gucci, Louis Vuitton dhe Marks dhe Spencer janë të pranishme këtu.

Përveç blerjeve, Nişantaşı ofron edhe këto gjëra për ju:

  • Komoditet në hapsirë
  • Ndaluni në një kafene ose restorant
  • Aktivitete të ndryshme për fëmijë

 

Cka me ble?

Gjërat që duhet të blini në një qendër tregtare do të varen nga nevojat dhe preferencat tuaja individuale. Megjithatë, këtu janë disa artikuj të zakonshëm që njerëzit zakonisht blejnë kur vizitojnë një qendër tregtare:

  • Veshje dhe aksesorë: Mund të gjeni edhe aksesorë si bizhuteri, rripa, kapele dhe çanta
  • Elektronikë: Telefona inteligjentë, laptopë dhe pajisje të tjera elektronike.
  • Ushqime: Fruta, perime, mish, produkte qumështi dhe sende shtëpiake
  • Mallrat e shtëpisë: Mobilje, enë gatimi, shtrat dhe sende të tjera shtëpiake
  • Bukuria dhe kujdesi personal: Kozmetikë, produkte për kujdesin e lëkurës, parfume dhe sende të tjera të kujdesit personal
  • Pajisje sportive dhe fitnesi: Gjëra thelbësore për stërvitje.
  • Lodra dhe lojëra: Gjera për fëmijë dhe të rritur.
  • Libra dhe artikuj shkrimi: Disa qendra tregtare kanë librari ku mund të blini libra, revista dhe materiale të tjera leximi.
  • Shërbimet: Qendrat tregtare shpesh kanë ofrues shërbimesh si banka, sallone flokësh dhe pastrim kimik.

 

Ofertat e Max Travel për ju ofron një mundësi të shkëlqyer për të kaluar disa ditë në Stamboll për vetem 179 euro.