A është Turqia një destinacion i mirë për një pushim familjar?

Kur planifikoni një pushim me familjen tuaj në Antalya, është e rëndësishme të gjeni një hotel që ofron një përvojë të shkëlqyeshme për fëmijët. Antalya është një nga destinacionet më të popullarizuara të pushimit në Turqi dhe ofron një gamë të gjerë hotelesh me konceptin “Kids Concept”. Ky koncept i veçantë siguron ambient dhe aktivitete të përshtatshme për fëmijët, animacione të pasura dhe lojra argëtuese që krijojnë kujtimet më të bukura për pushimet tuaja.

Me MAX TRAVEL pushime për qefi në Antalya së bashku me fëmijët tuaj

 

Hotelet të cilat kanë “Kids Concept” cilësohen si hotelet më të pershtatshme per familjet me femije, në fakt, nuk e ekzagjerojm kur themi se Riviera Turke, krenohet me hotelet që u pershtaten të gjitha moshave.

Megjithatë, mjaft për këtë. Ju keni filluar planet e pushimeve tashmë, kështu që me siguri tashmë dini për bukurinë dhe atë që Riviera Turke ofron për fëmijët tuaj.

Në këtë artikull, do të shikojmë në detaje shtatë nga hotelet më të mira me Kids Concept në Antalya.

1. GRANADA LUXURY BELEK

Gjatë gjithë akomodimit tuaj, ekipi i Granada Luxury Belek do të bëjë çmos për t’ju bërë të përfitoni nga të gjitha shërbimet. Koncepti i punës është “Ultra All Inclusive”. Kur përmendim atraksionet dhe adrenalinen Granda Luxury Belek është padyshim në krye të listës me hapësirë të gjerë, pishina të shumta për të gjitha moshat, rrëshqitëse uji, shfaqje speciale dhe koncerte specifike, Granada Luxury Belek u ofron mysafirëve aktivitet dhe argëtim në një mjedis, fëmijët tuaj do të zbulojnë aventura krejt të reja me bashkëmoshatarët e tyre nga e gjithë bota në një mjedis të sigurt dhe social në Grandy Kids’ Club

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 30 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: JO

👫 Kids Concept: PO

 

 

2. PEGASOS WORLD HOTEL

Duke qëndruar në Pegasos World Hotel, do të jeni buzë detit, Do të gjeni gjithçka për ta bërë akomodimin tuaj sa më të mirë, sigurisht që edhe fëmijët tuaj kanë këndet e tyre për argëtim. Pegasos world edhe nje resort i dedkuar per femije me shume aktivitete te ndryshme pergjate tere dites per femije. Ky hotel ofron një park me lojëra për fëmijë, një klub për fëmijë me animacione të shumta dhe një dhome të lojërave me video lojra. Gjithashtu, ka edhe shërbim kujdestarie për fëmijët nëse prindërit dëshirojnë të kenë disa momente vetëm për vete.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 70 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: PO

👫 Kids Concept: PO

 

3.SUNMELIA BEACH RESORT & SPA 

Sunmelia Beach Resort & SPA me koncept All Inclusive ju ofron pushime të qeta dhe komode me të familjen tuaj. Kur përmendim atraksionet dhe adrenalinen Sunmelia Beach Resort & SPA është padyshim në fillim të listës me hapësirë të gjerë, pishina të shumta për të gjitha moshat, rrëshqitëse uji, shfaqje speciale dhe koncerte. Për fëmijët, hoteli ka një kënd ku ata mund të argëtohen me lojëra dhe aktivitete, si dhe të takojnë fëmijë nga vende të ndryshme. Ky hotel ofron një klub për fëmijë me program të përditshëm animacioni, një park me lojëra, dhe një plazh të veçantë për fëmijët. Përveç kësaj, hoteli ofron edhe mini-disco për fëmijët ku ata mund të festojnë bashkë me animatorët.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 60 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: PO

👫 Kids Concept: PO

 

4.PAPILLON AYSCHA

Papillon Ayscha ofron opsione të përshtatshme për lloje të ndryshme pushimesh. Në Papillon Ayscha ka gjithmonë një aktivitet të përshtatshëm për ju, qoftë në plazh, në pishinë apo në bar.  Një nga karakteristikat më të rëndësishme të Papillon Ayscha është se është një nga hotelet më të mirë që mund të shërbejë një koncept të veçantë pushimesh për të gjithë familjen. Për femijet eshte krijuar Papy Kids Club, një zonë e veçantë për shumë aktivitete rreth pishinës së fëmijëve. Aktivitetet sportive për fëmijët, si futboll dhe volejboll, janë gjithashtu në dispozicion për t’i mbajtur ata të lumtur.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 30 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: PO

👫 Kids Concept: PO

 

5. KIRMAN ARYCANDA

I vendosur Alanya, ky resort i qetë me sherbim në konceptin All Inclusive do ju ofrojë pushime te mrekullueshme se bashku me familjen tuaj. Me një klub për fëmijë, një park lojrash dhe një zonë plazhi të veçantë për fëmijët, ky hotel siguron një përvojë të mrekullueshme për të gjithë anëtarët e familjes. Animacionet për fëmijët dhe mini-disco janë pjesë e programit të përditshëm të këtij hoteli.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 90 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: PO

👫 Kids Concept: PO

 

 

6. SELECTUM FAMILY RESORT

Selectum Family Resort ofron një përvojë unike pushimi në Side ku do të gjeni argëtim dhe paqe së bashku. Që në momentin e parë të hyrjes suaj në Selectum Family Resort Side, do të ndiheni të veçantë dhe do të magjepseni nga zonat dhe dhomat e përgjithshme të projektuara rishtazi. Koncepti i punës është “Ultra All Inclusive”. Ky hotel ofron një klub për fëmijë me aktivitete argëtuese, një park lojrash dhe një plazh të veçantë për fëmijët. Animacionet dhe programet e aktiviteteve për fëmijët janë të përshtatshme për moshat e ndryshme dhe sigurojnë një atmosferë të gëzueshme për fëmijët.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 70 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: PO

👫 Kids Concept: PO

 

7. VIKINGEN INFINITY

Vikingen Infinity, i vendosur në rrethin Alanya, është një nga hotelet më të preferuar për pushime familjare në Antalya. Këtë vit, hoteli ka bërë një renovim të jashtëzakonshëm në zonat e dedikuara për fëmijë, duke sjellë akoma më shumë argëtim për ta. Tani, fëmijët tuaj mund të shijojnë kohën e tyre në Aquaparkun për fëmijë në pjesën e plazhit apo të kënaqen në pishinën ose në këndin e ri të lojrave për fëmijë në plazh, duke ofruar keshtu një përvojë të re dhe emocionuese për fëmijët. Klubi për fëmijë me animacione të ndryshme gjithashtu është në dispozicion, duke siguruar që fëmijët të kenë një program tërheqës dhe argëtues gjatë qëndrimit të tyre në hotel.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 90 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖️ Direkt ne plazh: PO

👫 Kids Concept: PO

 

Rezervo tani


Viber

Whatsapp

Facebook Messenger