Zgjedh dhe zhytu në luksin e pastër këtë verë ndërsa zbuloni gamën e shkëlqyer të hoteleve me pesë yje që ju presin në Belek, Antalya.

Belek është një nga zonat e pasura me hotele me pesë yje që ofrojnë komoditet me cilësi të lartë dhe e njohur ndërkombëtarisht për golf. Ofron klimë të shkëlqyer dhe mot të ngrohtë, ujëra të pastër të detit Mesdhe dhe një mjedis të bukur e të gjelbër.

Me ofertat e Max Travel ju mund të arrini cdo destinacion.

Sigurisht që tani në mendjen tuaj ka shumë pyetje se si janë ofertat për të shkuar dhe sherbimet e hoteleve, pavarësisht nëse dëshironi një arratisje romantike, një pushim familjar ose një arratisje të merituar, Max Travel tani ka një listë të super hoteleve të jashtëzakonshme qe ofrojnë një përvojë të paharrueshme të përshtatur për çdo dëshirë tuajën.

 

Ela Excellente Resort Belek

Me konceptin Ultra All-Inclusive, Ela Excellence Resort Belek premton të përmbushë të gjitha pritshmëritë tuaja dhe të sjellë shumëllojshmëri të gjerë me gjëra për të bërë .Ela Excellence Resort Belek ju ofron lloje të ndryshme dhomash për komoditetin tuaj. Unike me karakteristika të rafinuara dhe komode për një llojllojshmëri dhomash për të zgjedhur si dhoma standarte, dhoma familjare apo edhe me suita te veqanta ku ofrojnë një përjetim të veçantë për çdo mysafir. Për me teper ju mund të kaloni kohë gjatë relaksimit tuaj edhe në pishinen e jashtme me 6 rreshqitje uji, pishinen e brendshme, pishina per fëmijë me rreshqitje uji. Ndersa përmbush të gjitha nevojat për vaktin dhe pijen tuaj.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 35 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖 Direkt ne plazh: PO

 

Titanic Deluxe Belek

Nëse jeni një dashamirës i golfit dhe perjetimeve luksoze përgjatë pushimeve tuaja, Titanic Deluxe Golf Belek është një zgjedhje ideale për ju. Me 594 dhomat e tij ofron shërbimet e tij në Belek me konceptin Ultra – All Inclusive. Dhomat me pamje nga deti, pylli, lumi, mali dhe fusha e golfit janë projektuar duke marrë parasysh të gjitha detajet, derisa edhe Vilat Titanic Deluxe Golf Belek janë gjithashtu me pamje nga fusha e golfit që ofrojnë mundësi të tilla akomodimi me dekorim tërheqës dhe rehati në lloje të ndryshme vilash me pishina private.  Titanic Deluxe Golf Belek e bën të ngrënit një kënaqësi dhe ka restorante turke, italiane, Beef Grill Club dhe Sea Food A’la carte. BeFine SPA shtrihet në një sipërfaqe prej 13.000 m² ku trupi dhe shpirti juaj marrin energjinë rinovuese të ujit. Relaksohuni në një nga dhjetë pishinat ose provoni mbi një kilometër plazh privat me rërë me një sërë aktivitetesh dhe lehtësish për të kaluar gjithë ditën që Titanic Deluxe Golf Belek ofron.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 25 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖 Direkt ne plazh: JO 

 

Selectum Luxury Resort

Ky resort elegant ka një park ujor që ka 10 rrëshqitje uji, pishina të ndryshme në natyrë, një banjë, 12 fusha tenisi, një fushë të vogël futbolli dhe afërsinë e tij me 10 fushat e golfit në zonë.

Në këtë resort familjar, ofrojnë shumëllojshmëri programesh dhe aktivitete të ndryshme në klubin e fëmijëve. Kuzhina është turke dhe mesdhetare, me zgjedhje shtesë, duke përfshirë një steakhouse, një bar sushi dhe një restorant à la carte të specializuar në ushqim deti dhe peshk.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 

📶 Free Wifi: PO

🏖 Direkt ne plazh: PO

 

 

Granada Luxury Belek

Granada Luxury Belek është krijuar për t’ju lënë me kujtime të paharrueshme pushimesh me pishinat e tyre të mrekullueshme dhe vendet e argëtimit qe ky hotel ju ofron. Granada Luxury Belek u ofron pushuesve te saj ndjesin e Maldiveve, me akomodimin ne Maldivian Houses në mes të ujërave ne dhoma të projektuara ne mënyrë specifike në atmosferën emocionuese të Maldiveve ku cdo detaj është menduar për komoditetin tuaj. Vend ideal qe të kaloni ditët e para pas marteses tuaj. Çdo orë e ditës është një mundesi per ju që te shijoni ushqime nga kuzhina tradicionale turke dhe ajo boterore si dhe një shumëllojshmëri pijesh të përgatitura enkas për ju. 

Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 30 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖 Direkt ne plazh: JO

 

THE X Hotel

THE X Hotel është një hotel i mahnitshëm i ndërtuar në formën e X dhe është i vendosur në Belek. Me një stil modern dhe një dizajn të mahnitshëm, THE X Hotel është një vend i përsosur, ambienti i hotelit është i ndarë në dy pjesë pjesa e cila i dedikohet vetëm të rriturve dhe pjesa e dedikuar për familje. Ky hotel ofron dhoma elegante dhe të bollshme, të pajisura me mjetet më të mira për t’u siguruar që mysafirët të kenë një qëndrim të paharrueshëm. Përveç kësaj, THE X Hotel ofron një varg shërbimesh premium, si restorante të shkëlqyera, spa, pishina të jashtme dhe aktivitete argëtuese për të gjitha moshat. Gjithashtu, me një vendndodhje të favorshme, mysafirët mund të gëzojnë qasje të lehtë në atraksione të tjera të Belek dhe rrethinave. THE X Hotel është zgjedhja e përsosur për ata që kërkojnë një përvojë të veçantë pushimi në Antalya.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 25 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖 Direkt ne plazh: JO

 

Papillon Zeugma Hotel

I ndërtuar në vitin 2015, Papillon Zeugma Relaxury në rivierën turke ju ofron juve dhe fëmijëve tuaj që të shijoni menutë më cilësore, aktivitete të veçanta si dhe shfaqje madhështore. Ai është zgjedhur hoteli i tretë më i mirë familjar i Turqisë nga TripAdvisor në 2019.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 25 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖 Direkt ne plazh: JO

 

Kirman Belazur Resort&Spa

Kirman Belazur Resort, i vendosur në Belek të Antalisë, ofron një përvojë të paharrueshme pushimi për mysafirët me konceptin e tij Ultra All Inclusive.

Kirman Belazur Resort ndodhet buzë detit me plazhin e tij të mrekullueshëm natyror, llojllojshmëri të ushqimeve me plot shije dhe pijeve të cilësisë së mirë, klub për fëmijë, pishinë për fëmijë, Aquapark, Patisserie. Kirman Belazur është vlerësuar me çmime të shumta ndërkombëtare që nga hapja, me kuzhinën e tij të mrekullueshme që ndërthur klimën mesdhetare me shijet botërore.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 25 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖 Direkt ne plazh: JO

 

Pine Beach Belek

Pine Beach Belek një hotel luksoz me koncept Ultra All Inclusive ju ofron mundesin te shijoni peisazhin unik në brigjet e Mesdheut të rrethuar nga pemë të harlisura dhe lule shumëngjyrëshe. Kombinoni pjatat tuaja të preferuara me një gotë verë të rekomanduar nga hoteli, i cili do të bashkojë darkën me verën tuaj të preferuar nga lista e gjerë e etiketave më të mira nga e gjithë bota. Pine Beach Belek do t’i shtojë kënaqësi pushimeve tuaja me pishinën e tij Aquapark, 3 pishina të jashtme, 3 pishina të brendshme dhe 3 pishina të veçanta për fëmijë si dhe me plazhin e mrekullueshem qe do e keni ne dispozicion gjate tere kohes.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 35 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖 Direkt ne plazh: PO

 

Aqua World Belek

Në Aquaworld Belek ju mund të përjetoni një pervojë unike trajtimi me shërbime të klasit botëror dhe një super destinacion pushimi me 5 yje. Me konceptin Ultra All Inclusive kënaqësia e mysafirëve mbahet gjithmonë në nivelet më të larta. Aqua World Belek ju ofron zgjedhje të gjerë të opsioneve të dhomave nga dhoma standarde dhe familjare deri në suita me dy nivele që strehojnë deri në katër të ftuar. Hoteli Aquaworld i cili ndodhet në Belek të Antalyas buzë plazhit me ujërat e kthjellta të Mesdheut, ka një plazh privat të veçantë. Resorti përmban 11 pishina të brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë një pishinë të jashtme pranë ndërtesave në kodër që ngrohet në dimër dhe shtatë rrëshqitje uji.

🚐 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 35 minuta

📶 Free Wifi: PO

🏖 Direkt ne plazh: PO

 

Rezervo tani


Viber

Whatsapp

Facebook Messenger