Pavarësisht nëse do të shkoni në plazh për një fundjavë ose do të udhëtoni jashtë vendit për një muaj (ose dy, ose tre), është normale të ndiheni të mbingarkuar me të gjitha detyrat që duhen bërë.
Vetem me ofertat e Max Travel do mund të realizoni udhetimin e ëndrrave tuaja.
Të gjithë e dinë se ditët e fundit para një udhëtimi mund të jenë plot tension. Për të ndihmuar në zbutjen e stresit dhe vrapimin e minutës së fundit. Max Travel ka krijuar këtë listë me disa këshilla të vlefshme për udhëtime.
Efikasitet, organizim dhe siguri!
1. Çfarë nuk duhet të vishni
Pikat e kontrollit të sigurisë janë nganjëherë të pafundme njëherë duhet të zbrazni xhepat, më pas të hiqni ҫizmet, të hiqni xhaketën. Pra, sigurohuni që nga ana juaj cdo gjë të jetë në rregull për ta bërë udhëtimin sa më efikas:
- Zgjidhni një veshje sa më të rehatshme për ju gjatë fluturimit.
- Mos mbani veshur rrip për pantallona, do të ju duhet ta hiqni atë gjatë kontrollit.
- Zgjidhni këpucë që janë të rehatshme për tu hequr dhe veshur.
- Zbrazni xhepat përpara se të dilni nga shtëpia. Kjo do të thotë, nuk ka të holla, çelësat, etj.
- Mos mbani veshur bizhuteri të tepruara, do të ju duhet ti hiqni ato në pikat t kontrollit.
2. Çfarë nuk duhet të bëni
Ju keni zakon të mbani në ҫantë një limë metalike për thonjtë? Do të ishte mirë ta vendosnit atë në valixhe. E njëjta gjë vlen edhe për gërshërët.
Gjithashtu, mos harroni kufizimet në lidhje me lëngjet dhe xhelërat që ju mund të transportoni.
3. Organizimi
Mbani të gjitha dokumentet tuaja të udhëtimit në një vend (ideale është një ҫantë dore udhëtimi)
- Pasaportë ose dokumente identiteti të lëshuara nga qeveria.
- Konfirmimi i biletës së udhëtimit.
- Kontrolli i bagazhit, dhe dokumentet e tjera relevante.
4. Vizitoni mjekun para se të udhëtoni
Është gjithmonë një ide e mirë që të vizitoni mjekun tuaj përpara se të bëni një udhëtim për t’u siguruar që nuk keni nevojë për ndonjë recetë dhe për të diskutuar çdo masë tjetër mjekësore që duhet të merret.
5. Printoni kopje të rezervimit tuaj të akomodimit
Edhe pse pothuajse kudo do të pranojnë një kopje të një rezervimi në një smartphone ose laptop në ditët e sotme, por nuk është kurrë keq të kesh një kopje të shtypur.
Në këtë mënyrë, nëse nuk keni shërbim celular ose wifi, nuk keni pse të shqetësoheni.
6. Kontrolloni motin në destinacionin tuaj
Tani që mund ta shihni parashikimin të paktën 10 ditë përpara, nuk duhet të keni probleme për të bërë paketimin e udhëtimit tuaj. Në këtë mënyrë, ju mund të vendosni cilat rroba do ti merrni.
7. Paketoni një çantë me gjëra të nevojshme
Për ne kjo do të thotë:
- Ibuprofeni
- Kufje
- Maska e syve
- Ndihma për gjumë
- Medikamente me recetë
- Dezinfektues duarsh
Shpresojmë që kjo listë me këshilla do t’ju ketë ndihmuar të qetësoheni për udhëtimin tuaj të ardhshëm. Kontakto tani në Max Travel dhe përfito nga ofertat për cdo destinacion