Ktheni momentet gjatë pushimeve tuaj në kujtime të paharrueshme të pafundësisë imagjinare të luksit të fundit të kërkuar në Vikingen Infinity Resort&Spa.
Duke ju siguruar të gjitha shërbimet dhe kënaqësitë për një pushim të mahnitshëm, juve ju mbetet vetëm të merrni ofertën më të mirë nga Max Travel për eksperiencen tënde të radhës.
Alanya, një destinacion i bukur bregdetar në Turqi po bëhet së tepërmi i njohur për shërbimet Ultra All-Inclusive të ofruara nga Vikingen Infinity Resort & Spa.
Me një arkitekturë të jashtëzakonshme dhe një përqendrim të veçantë në kujdesin e pushuesve, ky resort ofron një përjetësi të çmuar “dashurie me shikim të parë” për të gjithë ata që kërkojnë një përvojë të mahnitshme pushimi.
Me një total prej 908 dhomash, Vikingen Infinity Resort & Spa siguron mundësinë për të akomoduar pushuesit në dhomat më të pershtatura sipas zgjedhjes së tyre. Nga dhomat standarte dhe dhomat familjare deri te suitat e veçanta, çdo gjë është menduar për të krijuar një përvojë unike dhe komode për çdo mysafir.
E vendosur në breg të detit, Vikingen Infinity Resort&Spa ka një plazh privat 650 metra të gjatë si dhe një pishinë të jashtme, pishinë për fëmijë dhe 7 rrëshqitje uji per një eksperienc ndryshe.
Restoranti kryesor shërben mëngjes, drekë dhe darkë në bufe të hapur, duke ofruar një shumëllojshmëri të gjerë ushqimesh për të gjitha shijet. Për ata që duan të shijojnë kuzhinën autentike, resorti ofron tre restorante À la carte të specializuar në kuzhinën osmane, italiane dhe atë të Lindjes së Largët. Për të kënaqur çdo dëshirë të shijes, baret ofrojnë një gamë të gjerë pijesh alkoolike dhe joalkoolike.
Jo vetëm kaq…😍
Vikingen Infinity Resort & Spa nuk harron të kujdeset edhe për argëtimin e të vegjëlve. Një park zbavitës dhe “Viking Kids Club” ofrojnë aktivitete të paharrueshme për fëmijët. Ndërsa për të rriturit, qendra spa e resortit përfshin banjën turke, saunan, dhomën me avull dhe një shumëllojshmëri masazhesh për t’u relaksuar plotësisht, duke përfshirë trajtimet Bali dhe Thai.
Nëse ndjeheni tërhequr për të eksploruar më tej, Vikingen Infinity Resort & Spa është vetëm 20 minuta larg qendrës së qytetit të Alanyas dhe 80 minuta larg Aeroportit të Antalyas.
Për rezervime dhe për të përjetuar vetë “dashurinë me shikim të parë” të Vikingen Infinity Resort & Spa, kontakto tani në Max Travel për të rezervuar pushimin tuaj këtë verë me super oferta!
Shfleto albumin për më shumë pamje të Vikingen Infinity Resort!