A jeni gati për një super shetitje në Stamboll me super ofertën e Max Travel?

Me këtë artikull po mundohemi të ju tregojmë se si te organizoni një pushim apo vikend në Stamboll për 3 ditë…

Realisht për një shëtitje në Stamboll duhen së paku 4 ose 5 ditë, por duke e marr parasysh që nga Kosova zakonisht udhëtimet për Stamboll kërkohet të jenë për 2 netë e 3 ditë dhe orari i fluturimit e mundëson që edhe ditën e 3’të ta keni në shfrytëzim ka kuptim por që do të jetë paksa shëtitje e lodhshme.

 

Si ta filloni shëtitjen në Stamboll?

Filloni shëtitjen tuaj në Taksim, një nga zonat më të njohura të Stambollit. Kjo zonë është e njohur për rrugën Istiklal (Istiklal Caddesi), një rrugë kryesore për blerjet, restorantet dhe kafenetë. Shijoni një kafe të shpejtë ose një ëmbëlsirë lokale, dhe më pas shkoni në drejtim të Galata Tower për të kapur pamjet mahnitëse të qytetit. (Mos e humbni mundësinë për të bërë super fotografi)

Më shumë rreth Taksim dhe Istiklal Street 👈🏻
Më shumë rreth Galata Tower 👈🏻

Më pas ju referojmë të kaloni në pjesën e vjetër të qytetit me taksi apo edhe metro dhe nëse për ju historia është e rëndësishme keni shumë për të parë e mësuar.

Ju mund të udhëtoni në Stamboll duke përdorur: Istanbulkart

Cka duhet të vizitoni në pjesën e vjetër të Stambollit?

  1. Xhamia e Kaltër , Blue Mosque, Mavi Cami apo Sultan Ahmet (Quajeni si të doni por mos e leni pa e vizitu)
  2. Sheshi i Sultanahmet dhe Hippodrome
  3. Basilica Cistern – Rezervuari dhe sistemi i ujit i ndërtuar në shekullin e 7 nga perandoria Bizantine
  4. Hagia Sophia – Kisha e kthyer në xhami e më pas edhe muze dhe tashmë e njohur si Xhamia e Madhe e Shenjtë e Ajasofisë
  5. Grand Bazar – Kapali Carsi – Qendër tregëtare unike me mbi 4000 dyqane e shtrirë në 30,000m2 ku çdo ditë vizitohet nga mbi 200,000 vizitorë

Në mbrëmje nese jeni të vendosur në një nga hotelet ne Taksim apo Sisli ju referojmë që të vazhdoni tek sheshi i Ortakoy (Ortakoy Meydani) ku keni mundësi të realizoni fotografi të shumta për rreth Xhamise se Ortakoy, Urës së Bosphorit, te shijoni patatet e mrrekullueshme si dhe një numër i madh i kafeve dhe restoraneve gjinden në ketë rrugë shumë të vizituar.

Më shumë rreth Ortakoy 👈🏻
Më shumë rreth Urës së Bosphorit 👈🏻

 

Dita e dytë në Stamboll

Dita e dytë mund të ndahet në dy pjesë, në varësi të interesave tuaja. Nëse jeni të pasionuar për historinë dhe kulturën, vizitoni Topkapi Palace, Urën e Galatës (Galata Bridge), DolmaBahce Palace, dhe ndërtimet e fundit si Camlica Xhami dhe Camlica Tower në anën aziatike të qytetit. Këto vende ofrojnë një perspektivë të thellë të trashëgimisë së Stambollit.

Më shumë rreth DolmaBahce Palace 👈🏻
Më shumë rreth Topkapi Palace 👈🏻

Nëse qëllimi juaj është blerja, Stambolli është një destinacion i mrekullueshëm. Disa nga qendrat tregëtare të preferuara janë Zorlu Center, Istiniye Park, Cevahir AVM, Kanyon AVM, Akmerkez, Forum İstanbul, Metrocity – Levent, Akasya AVM, Mall of Istanbul, dhe City’s Nişantaşı. Këto qendra janë të mbushura me dyqane të ndryshme që ofrojnë nga veshje dhe produkte kozmetike deri te artikujt unikë dhe artizanale.

Qendrat tregtare në Stamboll…👈🏻

Në mbrëmje, përjeto një darkë të veçantë në anijen e Bosphorit e cila për disa orë do të shëtis në Bosphor dhe perveç darkës speciale me meny të plotë ju do të argetoheni edhe nga një program i larmishëm me muzikë tradicionale turke, vallezime turke, dansoz dhe program me DJ, e gjithë kjo më konecptin pa limit të pijeve alkoholike dhe jo alkoholike.

Për rezervime të darkës speciale në anije ju duhet të kontaktoni me agjentin tuaj dhe rezervoni me kohë.

Disa nga opcionet tjera për një natë të paharuar në Stamboll janë:

  • Oligark restoran dhe bar
  • Rubi restoran dhe bar
  • Sortie
  • 360 Istanbul
  • Nusret Etiler

 

E cka ju preferojmë ne për ditën e fundit në Stamboll!

Pasi keni kaluar dy ditë të ngjeshura në Stamboll, ditën e tretë mund të jetë më e ngadalëshme. Shëtiteja buzë detit në zonat e Besiktas, Bebek dhe Arnautkoy është një mënyrë e mrekullueshme për të relaksuar. Pas një shëtitjeje të qetë, ndaluni në një nga restoranet lokale për një drekë të shijshme dhe të mbushni energjinë.

Para se të largoheni për në aeroport, merrni një kafe në terasën e Four Seasons Istanbul ose Ciragan Kempinski Hotel për të shijuar pamjet e mahnitshme të Stambollit që shtrihet përpara jush. Pastaj, ndërkohë që keni kohë të lirë, shëtisni në zonën e Bebek dhe provoni ndonjë nga restoranet e shumta të kësaj zone.

Pasi të keni mbyllur shëtitjen tuaj të mrekullueshme në Stamboll, kthehuni në hotel në mënyrë që të takoheni me kohë me shërbimin e transferit për kthim nga hoteli në aeroport.

 

Rezervo tani


Viber

Whatsapp

Facebook Messenger