Budapesti është kaq i lirë, sa është mëkat të mos shkosh
Së fundi, kam vënë re një dyndje të miqve dhe kolegëve të mi drejt Budapestit. Dikush, dikur, zbuloi se biletat e avionit nga Prishtina drejt Budapestit kryeqytetit Hungarez ishin shumë lirë dhe aq u desh që fjala të merrte dhenë. Në ndihmë të atyre që kanë në plan të udhëtojnë drejt Budapestit, mblodha këtë listë me këshilla nga ata që e kanë vizituar tashmë.
Për të krijuar një ide mbi çmimet e biletave të avionit, intervistova tre njerëz të ndryshëm. Të gjithë u nisën nga Prishtina dhe vetëm udhëtimi kushtoi 20, 30 dhe 79 euro. Në varësi të datës së prenotimit, çmimi mund të jetë edhe më i ulët.
Max Travel ofron paketen Vikend ne Budapest me cmim prej 99 Euro per 3 nete dhe si cdo here perfshine Bileten e Aeroplanit, Hotelin me mengjes dhe opcionale transferin hotel aeroport hotel, 3 nete fjetje ne hotel me 4 yje ku perfshihen edhe mengjeset dhe te gjitha keto per vetem 99 Euro.
Në Hungari, anglishtja është shumë e përhapur dhe nuk do të hasni vështirësi në komunikim. Monedha e Hungarisë quhet forint. Nisuni me euro dhe përdorni pikat e shkëmbimit të monedhave në Budapest. Tregohuni të kujdesshëm me kursin e këmbimit, konfirmojeni online përpara se të bini dakord mbi shkëmbimin, dhe vini re sa tarifoheni për shërbimin. Kredit Kartelat perdoren cdo kund dhe eshte nje menyre tjeter e lehte per pagesa.
Disa keshilla
- Mos e perdorni exchange ne aeroport – kursi i kembimit eshte shume i ulet do te humbni se paku 25%
- Te gjithe taksit legal kan POS dhe mund te paguani me VISA apo MasterCard
- Taksi nga aeroporti deri ne Qender do te kushtoje perafersisht 25-30 Euro
- Aktivizoni pako te internetit roaming ne Evrope pasi qe sim cards per turiste nuk aktivizohen menjehere.
Google Maps është shumë i nevojshem jo vetëm në Budapest, por kudo. Miqtë e mi që vizituan Budapestin së fundi e përdorën për t’u orientuar dhe për të gjetur stacionet e autobusëve, metrove apo tramvajit. Për sa i përket biletave të transportit publik, duhet të keni parasysh se duhet të blihen para udhëtimit në makinetat në pranësi të stacionit, me anë të parave apo kartave të debitit a kreditit.
Në rast emergjence, mund të telefononi të njëjtin numër si në vend, 112. Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari ndodhet në Szabadsag ter 7, 1054 Budapest, dhe mund ta kontaktoni në këtë numër: +36 1 688 7872.
Kur kërkova të di mbi atraksionet turistike në Budapest, më dhanë përafërsisht të njëjtat përgjigje.
- Parliament House,
- Szechenyi Spa,
- Shoes on the Danube Bank,
- Budapest History Museum, etj.
Ndersa per shopping ju preferojme Shopping Mall – WestEnd