Të gjithë ju që tashmë po planifikoni pushimet për këtë vit, Max Travel po ju ndihmon të zgjidhni hotelin më të mirë që të mos u mungojë rehatia, por edhe të bëni sefa në pushim.
Vetëm me super ofertën e Max Travel rezervoni tani pushimin tuaj në Granada Luxury Belek.
Granada Luxury Belek është hoteli i cili nuk do t’ju zhgënjejë për asnjë moment, për të gjitha moshat, varesisht se a jeni aty me familje apo për muaj të mjaltit, ky hotel ka diçka për të gjithë.
Max Travel do të ndajë tani 9 fakte rreth këtij hoteli të mrekullueshëm, që do t’ju bindin se është zgjedhja perfekte për pushimet tuaja.
- Granada Luxury Belek posedon Aquaparkun më gjigand në Antalya, aquapark ky i cili eshte në shfrytëzim nga të gjitha moshat.
- Një nga pishinat më të mëdha në bregdetin e Antalyas! Pishina e këtij hoteli është e jashtëzakonshme në madhësi dhe ju ofron mundësinë për të notuar dhe relaksuar në ujërat e tij.
- Ka një pishinë me ngrohje, që ju lejon të shijoni kënaqësinë e pishinës edhe gjatë muajve më të ftohtë të vitit. Përveç kësaj, hoteli ofron gjithashtu një aquapark të ngrohtë për fëmijët, duke garantuar argëtimin për të gjithë familjen.
- Një nga karakteristikat e veçanta të hotelit është zona Maldiviane 18+. Nëse jeni të rritur dhe doni të keni një përvojë më intime, mund të përfitoni nga Maldivian Houses që ofrohen në këtë zonë të veçantë të hotelit.
- Granada Luxury Belek ka gjithashtu një pishinë me valë artificiale, që do të sjellë emocion dhe argëtim për të gjithë mysafirët. Ju mund të notoni në valët artificiale dhe të keni një përvojë të ngjashme me bregdetin.
- Në pjesën kryesore të hotelit gjendet një pishinë gjysmë olimpike me thellësi 2.4 metra, si dhe një pishinë relaksi. Këto pishina ju ofrojnë mundësinë për të zhvilluar aktivitete sportive dhe për të relaksuar në ujë.
- Hoteli ofron 995 dhoma të komoditetshme me pamje nga pishina dhe kopshti. Kjo ju jep mundësinë për të shijuar peisazhin e bukur dhe për të qëndruar në një mjedis të rehatshëm gjatë gjithë qëndrimit tuaj.
- Ushqimi në Granada Luxury Belek është i shkëlqyeshëm. Ju do të keni mundësinë të shijoni kuzhinën tradicionale turke dhe atë ndërkombëtare në restorantet e hotelit. Cilësia e ushqimit është e garantuar dhe do të keni një përvojë gastronomike të jashtëzakonshme.
- Një skenë e madhe me pajisje të veçanta gjendet në ambientin e hotelit. Kjo skenë ofron shfaqje të ndryshme artistike dhe të argëtueshme, duke krijuar një atmosferë të veçantë për mysafirët gjatë mbrëmjeve.
Një përshkrim i detajuar rreth Granada Luxury Belek
Në Granada Luxury Belek do të gjeni një shumëllojshmëri të dhomave, si dhoma standarde, dhoma familjare, dhoma luksoze familjare, Maldivian Houses dhe shumë të tjera. Çdo dhomë ofron rehati të papërshkrueshme dhe menjëherë do të ndjeni atmosferën pozitive të Granada Luxury Belek që në fillim.
Hotel Granada Luxury Belek ju ofron ndjesinë e Maldiveve, duke ofruar akomodim në Maldivian Houses në mes të ujërave. Dhomat janë projektuar në mënyrë specifike për të krijuar një atmosferë emocionuese të Maldiveve, ku çdo detaj është menduar për komoditetin tuaj. Kjo është një vend ideal për të kaluar ditët e para pas martesës tuaj.
Çdo orë e ditës është një mundesi per ju që te shijoni ushqime nga kuzhina tradicionale turke dhe ajo boterore si dhe një shumëllojshmëri pijesh të përgatitura enkas për ju.
Restoranti kryesor me hapësira të brendshme dhe të jashtme dhe restorantet e tjera të ushqimeve të vendosura në mënyrë të përshtatshme për akses të lehtë gjatë pushimeve tuaja ofrojne ushqime te ndryshme e te shijshme gjate tere kohes, per te mos harruar restorantet A’la Carte te cilat do ju dergojne ne nje dimension tjeter te ushqimeve ate te kuzhines se larmishme boterore.
Kur përmendim atraksionet dhe adrenalinen Granda Luxury Belek është padyshim në krye të listës me hapësirë të gjerë, pishina të shumta për të gjitha moshat, rrëshqitëse uji, shfaqje speciale dhe koncerte specifike, Granada Luxury Belek u ofron mysafirëve aktivitet dhe argëtim në një mjedis ku gjendet vetëm 35 minuta larg nga aeroporti i Antalyas.
Ndërsa ju relaksoni në rrezet e diellit, fëmijët tuaj do të kenë mundësinë të zbulojnë aventura të reja me bashkëmoshatarët në Grandy Kids’ Club. Kështu, ju do të jeni të qetë duke ditur se ata po kalonin kohën e tyre në një mjedis të sigurt dhe argëtues.
Rezervo tani
Viber |