Kur përzgjedhni hotelin për pushime, ka një mori pyetjesh që ju vijnë në mend t’i bëni para se të vendosni se ku të shkoni.
Cilin hotel të zgjedhni, në çfarë lokacioni, a është afër aeroportit, sa kushton, si është stafi, a është ushqimi i mirë? Këto janë vetëm disa prej pyetjeve që e mundojnë mendjen e secilit para se të zgjedhin se ku të kalojnë pushimet verore.
Këtë sezonë, përfaqësues të Max Travel dhe Telegrafit kanë qenë në vizitë në një numër të konsiderueshëm të hoteleve duke bërë të njejtat pyetje dhe në këtë mënyrë janë përzgjedhur disa hotele që janë favorizuar nga ana e Max Travel si njohës të kësaj fushë.
Gjatë vizitës në qytetin e famshëm për turizëm Antalya, nga 35 hotele që janë vizituar, Max Travel sjellë rekomandimet e tetë hoteleve më të përshtatshme për t’i vizituar.
Këto hotele janë vlerësuar sipas lokacionit, çmimit, konceptit të shërbimit që ofrojnë, stafit dhe kualitetit të ushqimit.
Prandaj këto janë tetë hotelet të cilat janë cilësuar si më të mirat për t’u vizituar me familje dhe fëmijë në bazë të eksperiencës së kaluar nga përfqësuesit në fjalë:
Calido Maris ka një akuapark të madh për fëmijë dhe është hotel i ri i cili është hapur në vitin 2017, ndërsa koncepti i punës është “All Inclusive”.
Alan Xafira gjendet në Alanya, hotel që i përmbush të gjitha kërkesat për një pushim me familje. Në dy vitet e fundit ka qenë ndër hotelet më të rezervuara nga Kosova. Koncepti i punës është “Ultra All Inclusive”.
Orange County gjendet në Alanya dhe është hotel ku është vazhduar koncepti i një hoteli me aktivitete për 24 orë, posedon dhoma të mëdha, hoteli gjendet buzë detit dhe ofron argëtim pa fund me koncept Ultra All Inclusive.
Starlight Resort gjendet në Side dhe është hoteli më i shitur në Max Travel që nga viti 2016. Është i shtrirë në një hapësirë shumë të madhe, posedon mbi 10 pishina, organizon aktivitete të ndryshme gjatë gjithë kohës dhe ofron shërbime unike në koncept Ultra All Inclusive.
Sea Planet gjendet në Side dhe është një hotel me koncept të dedikuar për fëmijë me akuapark fantastik, buzë detit dhe me shërbim “All Inclusive Plus”.
Bosphorus gjendet në Side, është hotel i ri i hapur vitin 2017 dhe ofron shërbim në konceptin All Inclusive. Gjithashtu vlenë të përmendet se ky hotel ka një interier shumë të veçantë.
Sunmelia gjendet në Side dhe është një hotel me 5 pishina, akuapark , buzë detit dhe me shërbim All Inclusive. Një pushim në Sunmelia do të ishte i përkryer.
Royal Alhambra është një nga hotelet më të veçanta të rrjetit Royal (pjesë e Stone Group). Ofron shërbim Ultra All Inclusive, është shumë pranë detit dhe në total ka 5 pishina. Royal Alhambra ka një bukuri mahnitëse, interier të veçantë dhe ju ofron një pushim relaksues të cilin vështirë se do ta harroni.