Vendin e parë të gabimeve më të mëdha që na bëhen kur jemi me pushime, e zë kostoja e tërheqjes së parave jashtë vendit. Megjithatë, me pak njohuri disa nga këto mund ti shmangim.
Kostoja e tërheqjes së parave jashtë vendit
Shumica e kredit kartelva, ju ngarkojnë me një komision rreth 3 % për tërheqje kur jeni jashtë vendit. Për të mos folur pastaj për komisionet e ATM-ve. Nëse do të bëni tërheqje të shpeshta të vogla, vlera e komisioneve do të arrij shuma te larta.
Si ta shmangni: Mënyra më e lehtë për të shmangur komisionet është
- te paguani me kartele ne POS
- të mos bëni asnjë tërheqje. 🙂 Vendosi buxhetin që do t’ju duhet për pushime dhe furnizohuni me para cash përpara se të niseni.
- konsultohuni me banken per komisionet para se te niseni
Nëse nuk doni të udhëtoni me shuma të mëdha me vete, atëherë merri një kartë të parapaguar. Shumë nga këto karta nuk marrin komision kur bëni tërheqje apo veprime të tjera jashtë vendit.
Turet/Ekskurzionet e organizuara
Na ka ndodhur të gjithëve: orë të tëra duke djersitur në një autobus pa ajër të kondicionuar dhe vetëm pak minuta të kaluara tek pika turistike që donit të vizitonit. Dhe pastaj keni ardhur rrotull sa në një dyqan në tjetrin. Të gjitha këto nuk vijnë falas, patjetër që duhet t’i paguash tarifën agjensisë turistike.
Si ti shmangni: Turet e organizuara dobet
Nëse keni një pikë turistike që doni patjetër ta shihni, pyesni në hotel ose tek zyrat lokale turistike të informacioni, se si të shkoni duke përdorur transporitn publik. Me shumë mundësi do t’ju kushtoj më lirë se turet e organizuara. Parat që do të kurseni nga kjo mund t’i shpenzoni duke ngrënë në një restorant të zgjedhur nga ju, jo tek restoranti i vëllait të shoferit të autobusit. 🙂
Wi-Fi me pagesë
Mund të jetë epoka e internetit, por kjo nuk i ndalon disa hotele t’ju tarifojnë me rreth 10€ në ditë për lidhjen e Wi-Fi.
Si ta shmangni: problemin per qasje ne Internet
Njihuni me plotikat e çmimeve të interneit përpara se të rezervoni hotelin. Perdorni operatoret lokal per Data Roaming te dy operatoret Vala dhe IPKO por edhe Zmobile kan pako me cmime shume te arsyeshme per shfrytezim ne Shqiperi, Mal te Zi, Turqi dhe BE
Tarifat për vonesat e check-out
Me disa hotele që të tarifojnë gjysmën e çmimit të një dite për vonesat e check-out, një orë më shumë gjumë do t’ju kushtoj goxha.
Si ti shmangni:pagesat per check out te vonshem
- Le të jemi të sinqertë, vonesat e check-out shpesh janë rezultat i tërbimit të natës së fundit. Nuk do të ishte më mirë që festimet e natës së fundit t’i lini për natën e parafundit? Kështu do të kishit 24 orë për të marrë veten. Ok, nëqoftëse nuk i rezistoni dot tundimit, kujtohuni ta vendosni alarmin e zgjimit përpara se të dilini nga dhoma.
- Pyesni ne recepcion per “Late Checkout” ne raste se nuk ka mysafir per dhomen e juaj ka mundesi te ju lejojne shfrytezimin e dhomes pa pagese shtese, mvaret edhe nga recepcionisti ndonjehere 🙂
- ju mund te beni check-out dhe te vazhdoni perdorimin e resurseve te hotelit (ne Turqi) bagazhin e vendosni ne dhomen e percaktuar ne recepcion dhe vazhdoni diten deri ne kohen kur ju vjen Transferi
Dhe si gjithmone nese keni bere rezervim ne Max Travel dhe keni nevoje per ndihme per njeren nga keto pikat apo dicka tjeter per tua lehtesuar juve pushimin na kontaktoni ne viber +386 49 754 754 apo Facebook messenger