Kompania më e madhe në botë e krocierave, MSC, ka vendosur të përfshijë më në fund edhe Shqipërinë në destinacionet e saj turistike.
Duke folluar nga muaji prill i vitit të ardhshëm, MSC Cruises përfshin Sarandën në paketat e saj të udhëtimeve njëjavore. Do të jetë krociera MSC Poesia e cila do të niset nga Venecia dhe do të ketë 7 destinacione në shtatë ditë, mes tyre Barin në Itali, Katakolon në portin antik të Olimpit në Greqi, Mikonos (Greqi), Dubrovniku në Kroaci dhe Saranda në Shqipëri.
Në Sarandë siç shikoni pamjet më poshtë me detaje, krociera do të qëndrojë 8 orë duke nisur nga mesdita.
E themeluar në shekullin e VI, Saranda ofron për turistët një vështrim në të shkuarën antike sidomos në Butrint. Sakaq qyteti është i gjallë, plot me bare dhe restorante dhe mjaft i frekuentuar në sezonin veror. Aty mund të vizitohet edhe i famshmi Syri i Kaltër.
Çmimi për person nis nga 569 euro (All inclusive) ku përfshihet udhëtimi i plotë me krocierë, taksat, ushqimi mengjes dreke darke dhe të ndërmjetme, pije dhe kafe gjatë vakteve dhe disa pije jashtë tyre.
G | DATA | PORTO | ARRI. | PART. | STATUS* |
---|---|---|---|---|---|
1 | 22 apr 2017 |
Venezia, Italia
|
– | 16:30 | Banchina |
2 | 23 apr 2017 |
Bari, Italia
|
10:00 | 17:00 | Banchina |
3 | 24 apr 2017 |
Katakolon, Grecia
|
11:00 | 17:00 | Banchina |
4 | 25 apr 2017 |
Mykonos, Grecia
|
08:00 | 19:00 | Banchina |
5 | 26 apr 2017 |
Pireo/Atene, Grecia
|
07:30 | 16:30 | Banchina |
6 | 27 apr 2017 |
Sarande, Albania
|
12:00 | 20:00 | Tender |
7 | 28 apr 2017 |
Dubrovnik, Croazia
|
09:00 | 15:00 | Banchina |
8 | 29 apr 2017 |
Venezia, Italia
|
09:00 | – | Banchina |