Aeroporti | 14 Km – 15 min |
Qyteti me i afert | Antalya – 15 Km |
Plazhi | Direkt ne Pllazh |
Wi-Fi | Pa Pagese |
Pozita: Royal Wings Hotel është i vendosur në regjionin Lara, 15km nga aeroporti i Antalisë dhe 17km nga qendra e qytetit. Hoteli është direkt në plazh.
Vendosja: Royal Wings Hotel posedon gjithsej 457 dhoma. 393 Standard dhoma superiore (36m²; një dhomë gjumi, një banjë, max.3+1pax), 42 Junior Suita (70m², një dhomë gjumi, një dhomë e ditës, një banjë dhe Jacuzzi në dhomë gjumi me derë në mes, max.4pax), 20 dhoma Familjare (48m², duplex, dhoma në katin e sipërm dhe banjë me dush, në katin e poshtëm është një dhomë gjumi me shtretër njësh, një banjë me vaskë, max.4pax) dhe dy Royal King Suita (80m², dy dhoma gjumi, një dhomë dite, dy banjo, max.4pax) dhe 4 dhoma për përsona me aftësi të kufizuara. Të gjitha dhomat janë tejet komforte dhe me ballkon, banjë private me dush/vaskë, tharëse flokësh, sistem qëndror klimatizimi i cili punon sipas kushteve klimatike, telefon direkt, qilim në dysheme, mini bar (lëngje dhe birrë, rimbushet çdo ditë), arkë dhe TV satelitor me kanale muzikore, WI-FI internet.
Shërbimi: Ultra All Inclusive – bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka, bufe dietale dhe bufe për fëmijë, ushqim i lehtë pran plazhit, darka, ushqim i lehtë në orët e vona. Të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore dhe nga importi, çaj, kafe, A’la Carte restorant me rezervim paraprak (një restorant në javës), akullore gjatë drekës dhe darkës. Me pagesë: shërbimi në dhomë, lëngu i freskët, pemët dhe perimet e freskëta, shampanja e importuar, pijet luksoze të importuara si whisky i vjetër, konjak etj. të gjitha verërat në shishe lokale dhe të importuara. Përdorimi i dytë në A’la Carte restaurant gjatë qëndrimit është me pagesë shtesë.
Përmbajtja: Royal Wings Hotel ka Restorantin kryesor me bufe të hapur, A’la Carte restorantet – Sahan (kuzhinë Turke), Gondol (kuzhinë Italiane), Bambo Garden (kuzhinë nga lindja e mesme) dhe Deep Sea (ushqim deti), Passticeri, bare përgjatë kompleksit hotelierik me 24 orë shërbim. Me pagesë: mjeku, kujdestare e fëmijëve, larje rrobash dhe pastrim kimik, floktari, qendra e bukurisë, rent a car, telefoni, faksi, internet café, lojëra kompjuterike, qendër tregtare.
Plazhi: Royal Wings Hotel posedon plazhin privat me rërë, shtretërit, ombrellat e diellit dhe peshqirët janë pa pagesë.
Sporti dhe argëtimi: Royal Wings Hotel ka Pishinë të jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, Aqua Park (9 rrëshqitëse në ujë dhe pishinë me valë) dhe Luna Park (trampolinë, “mery goes round”, karosel), qendra e Fitnesit, banjë Turke, saunë, Jacuzzi, dhomë me avull, teren tenisi, volejboll plazhi, ping-pong janë pa pagesë. Me pagesë: terenet dhe shkolla për tenis me ndriçim, masazhi, bowling, biliardo, sporet ujore, shkolla e zhytjes, salloni i bukurisë dhe SPA qendra.
Programe argëtuese gjatë ditës, lojëra garuese, show programe në mbrëmje me grupe profesionale. Mini klub për fëmijë dhe Junior klub për tinejxher.