Nëse vendosni të kaloni pushimet tuaja në Liu Resorts, atëherë gjithcka qe do te ju nevojitet është asgjë më shumë se gjërat që ofron. Liu Resorts është një zbulim krejt i ri për t’iu drejtuar shpirtrave të lirë që duan të eksplorojnë vende të reja.

I vendosur në Side dhe me konceptin e sherbimeve Ultra All – Inclusive, ju do të përjetoni pushime te paharrueshme në Liu Resort.

Privilegji për të qenë mysafir i Liu Resorts fillon me zgjedhjen e duhur të një dhome të dizajnuar në mënyrë elegante. Suitat dhe dhomat luksoze do t’ju mirëpresin me një atmosferë komode të kombinuar me arkitekturën e përsosur varesisht nga zgjedhja e dhomes tuaj të preferuar.

Kuzhina turke dhe ajo botërore përputhet në mënyrë perfekte ne Liu Resorts, bëhuni gati për të shijuar shijet unike. Baret ju presin për një gllënjkë të një kokteji të shijshëm.

Me qasjen direkte në plazh dhe me një pishinë te jashtme, pishin te brendshme e pishinen me aktivitete për fëmijë janë të përgatitura mirë për të akomoduar të gjithë mysafirët tanë me shumë aqua parqe.

Zbuloni atmosferën e lezetshme, të shëndetshme dhe paqësore të Liu Resorts Spa. Përjetoni qetësinë me shumë lloje trajtimesh unike si banjë turke, kozmetologji, terapi balte, aromaterapi, sauna, kujdes për lëkurën, etj.

Juve ju duhen vetëm 15 minuta nga Liu Resorts për të arritur në qendren e Side, ndersa 55 minuta nga Aeroporti i Antalyas.