Ndërtesa me e larte ne bote – Burj Khalifa
Me nje lartesi prej 828 metrash, Dubai terheq vemendjen per kullen me te larte ne Toke: Burj Khalifa. Ajo eshte pika qendrore e qytetit. Ne katin e saj te 122 gjendet Restoranti nga ku mund te shijohet nje darke e mrekullueshme me nje pamje fantastike. Nje ashensor i shpejte i con vizitoret larte ndersa minutin tjeter ato e kane Dubain nen kembet e tyre. Pamja e qytetit, bregu i detit dhe grupi i ishujve artificial “Palma” dhe “Bota” te lene pa fryme. Dy kate me lart, pra, ne katin e 124, gjendet observatori ku mund te shohesh gjithshka qe do…
Supermarketi me i madh ne bote, Dubai Mall
Dubai Mall nuk ka te krahasuar.I shtrire mbi nje siperfaqe prej 1 milion metra katrore, ajo mbetet qendra tregtare me e madhe ne bote. Ajo perfshin 1200 dyqane, 120 restorante dhe kafene, nje akuarium te madh dhe nje piste akulli gjigande per tu shplodhur pasi keni bere nje pazar te mire.
Hoteli ‘ikone’ ne bote – Burj al Arab
Burj Al Arab, hoteli ekskluziv i Grupit Jumeirah ne brigjet e Gjirit Arabik, mbetet fotoja me e kerkuar per tu fiksuar me kameren e gjithkujt prej nesh. Me formen e saj perfekte, ajo perfaqeson piken e referimit te Emirateve te Bashkuara. Vizitoret e hotelit mund te shijojne ketu nje luks te papare me pare.
Viti i ri ne Dubai per Vetem 999€
Parku ujor me i mire ne bote – Wild Wadi Waterpark
Nuk mund te kenaqen vetem femijet ketu. Ngjitur me hotelin Burj Al-Arab, ky park ofron me shume se 30 bukuri ujore te cmendura te cilat garantojne nje qendrim defrues dhe rifreskues per te gjithe vizitoret.
Ishujt me te bukur artificiale ne bote – “Palma”
Thuhet se mund ta shohesh “Palmen” nga hapesira. Si do qe te jete, nga toka a nga hapesira ky grup i ishujve artificiale, te rregulluar sipas nje forme te hijshme palme, eshte nje nga projektet me ambicioze te ndermarre ndonjehere ne bote. Ishijt ofrojne jo vetem vila ekskluzive por edhe shume hotele luksoze perfshire One & Only; Atlantis dhe “Palm Resort.”