Edhe pse lajmet kanë qënë plot me ngjarje negative rreth krizës financiare dhe dyndjes së emigrantëve në Greqi, ka ende shumë arsye për ta vizituar. Duke filluar nga plazhet mahnitës me peizazh malor, tek historia dhe pastaj ushqimi.
A mund ti Thuani jo Super paketave all-inclusive
Nese zgjidhni të akomodoheni në apartametet apo shtëpitë e vendasve atehere do te jene me lire. Kriza ekonomike ka bërë që pronarët t’i ulin çmimet. Paketat turistike, veçanërisht ato all-inclusive, mund të kushtojnë dhe jo nuk jane njejte me ato All Inclusive ne Turqi, por rezortet janë e reja po mundohen qe afrohen me sherbime. Ndersa shumica e hoteleve ofrojne paketa me mengjes dhe darke dhe cmimet jane te arsyeshme, por per ata qe tash me jane adaptu ne Turkish-All-Inclusive ka dallim te madh.
Shmangni pikun e sezonit
Përpiquni të shkoni jashtë periudhës së pikut të sezonit (fillimi i Korrikut deri në fund të Gushtit). Gjatë kësaj periudhe temperaturat arrijnë kulmin, çmimet rriten dhe plazhet mbipopullohen. Maji dhe Qershori ka ditë të nxehta dhe netë të freskëta, ndërsa Shtatori dhe fillimi i Tetorit ofrojnë ditë të arta dhe deti ruan ende nxehtësinë e verës. Në opinionin tim kjo është periudha ideale për të shijuar plazhet e Greqisë.
Hani dhe pini si vendasit
Kërkoni për restorantet ku hanë vendasit dhe ushqimi do të jetë fantastik. Vetëm mos harroni se grekët hanë vonë, shpesh pas orës 10 të mbrëmjes. Gjithmonë porosisni verë të hapur, është shumë më e lirë se ajo në shishe, ose pini uzo. Po kështu mos blini ujë në shishe, uji është i pijshëm.
Tregoni vëmendje ndaj kulturës
Shumica e të rinjve grek e konsiderojnë veten modern dhe mendje hapur, por gjenerata e vjetër e ka të rrënjosur koservatorizmin dhe Kisha Ortodokse ka ende ndikim të madh. Lakuriqësia nuk është shumë e pranuar larg plazheve dhe është më mirë të visheni nëse vendosni të vizitoni kishat apo manastiret.