Aeroplanët nuk janë vendi më I pastër në tokë. Qindra pasagjerë kalojnë kohën e tyre në një hapësirë shumë të kufizuar, duke ngrënë, duke fjetur, duke teshtit, dhe po duke e përdorur banjon dhe eshte shume normale qe te përhapin bakteriet e tyre në të gjithë brendësinë e aeroplanit, dhe aeroplanet jo gjithmonë pastrohen apo deziinfektohen në mes të fluturimeve.
Çuditërisht , banjo e aeroplait, ose më saktë butoni i tualetit që lëshoni ujin, nuk janë vendet më të papastërta në aeroplan.
Travelmath I dërgoi një mikrobiologu për të shqyrtuar dhe testuar një shumëllojshmëri të artikujve që ne zakonisht përdorim gjate fluturimiet, dhe rezultat jane shume te papritura
-
Tryeza e ushqimit
Qëndro sa më larg që të keni mundësi nga ajo! Kjo tryezë është koshere e bakterieve që janë të gatshme të hidhen mbi ju :). Disa njerëz madje edhe ndërrojnë pelenat e foshnjave mbi tryezat levizese, kështu që ju sigurisht do të dëshironi që ta pastroni tryezën si te uleni apo me se voni para se të filloni të hani në fluturimin tuaj të ardhshëm .
-
Ventilatori i ajrit mbi kokën tuaj
Tualeti nuk është as në numër dy nga rradhitja e papastërtise ne aeroplan. Ai ventilatori vogël qe çdo njëri prej nesh ka dëshirë që të luaj me të për të marr pak ajër freskues në fytyrë është edhe më I papastër se që keni paramenduar, pasi qe ajri qarkullon tere kohen ne aeroplan eshte shume e lehte bakteriet te bahen permes sistemit te ventilimit.
-
Butoni I tualetit që lëshoni ujin
Së fundi, banjo. Butoni I tualetit që lëshoni ujin në mënyrë të veçantë është ajo që ju dëshironi të jeni tejet të kujdesëshëm para se ta prekni. Përdorni letër mëndafshi, ose çfarëdo tjetër që është në mundësitë tuaja për të shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë.
-
Shtrëngimi I rripit të sigurisë
Ju e prekni gjatë fluturimit, por ajo që është më e neveritshmja pasi që fluturimi të ketë mbaruar dhe ju keni shpenzuar orë duke prekur zonat e tjera të aeroplanit të infektuara me baktere, ushqimin tuaj, fytyrën tuaj dhe kush e di se çfarë tjetër, si një lamtumirë përfundimtare ju I lini të gjitha bakteriet tuaja në rripin e sigurisë dhe I merrni ato baktere që personi para jush I ka lëne për ju .