- Zgjedhim rrobat e gabuara
Eshte gati nje klishe – pushuesit papritur nuk dine c’te veshin. Cuditerisht ndodh gati me kedo pushues.
Keshille: Merrni me vete veshje praktike, qe mund ti kombinoni ne menyra te ndryshme dhe qe nuk kane nevoje te hekurosen. Sigurohuni te jene te rehatshme.
- Blejme suvenire te papershtatshem
Nje tjeter gabim eshte blerja e suvenireve te medhejne e te panevojshem. Ne momentin e pare do t’ju duken shume intresant, por kur t’ju duhet ti paketoni mund te vendosni te mos i merrni me vete.
Keshille: Blini suvenire qe mund ti paktetoni lehtesisht dhe qe do t’ju sherbejne me vone, si libra, harta ose copeza te vogla bizhuterish.
- Hame shume
Ne nje dite normale mengjesi juaj mund te jete vetem nje tas me drithera apo nje omlete. Ndersa, kur jeni me pushime e perpara jush shfaqet mengjesi bufe, papritur ndiheni sikur nuk keni ngrene kurre me pare. Bacon, proshute, biskota, briosh, omlete, fruta e c’te kete perpara ne menyre misterioze gjejne rrugen per ne pjaten tuaj. Dhe pastaj eshte lengu i portokallit, qumeshti e kafeja. Ky eshte vetem mengjesi.
Keshille: Provoni dicka qe nuk e keni ngrene me pare dhe pjesen tjeter te pjates mbusheni me fruta dhe ushqime te shendeteshme.
- Bejme shume fotografi
Kjo eshte nje nga gjerat me te zakonshme qe bejme kur jemi me pushime. Eshte e natyrshme, duam te fiksojme cdo moment duke menduar se nuk do te kthehet me. Gjithsesi, nderkohe qe jemi duke ftografuar cdo gje na del perpara, nuk shijojme momentin.
Keshille: Lereni apatatin fotografik ose telefonin tuaj ne cante, ne kete menyre do te frenoni deshiren per te bere fotografi ne cdo moment.
- Te fiksuar pas rrezeve te diellit
Nuk ka rendesi se cfare thone dermatologet, se sa te demshme jane rrezet e diellit per lekuren tone, pjesa me e madhe e pushuesve duan te kthehen nga pushimet super te nxire. Nuk marrin parasysh rreziqet, duan vetem te marrin ngjyren ideale.
Keshille: Mos harroni asnjehere per asnje arsye kremin mbrojtes kunder diellit.