Ktheni momentet gjatë pushimeve tuaj në kujtime të paharrueshme të pafundësisë imagjinare të luksit të fundit të kërkuar në Vikingen Infinity Resort&Spa.

Me konceptin e shërbimeve Ultra All – Inclusive dhe me arkitekturen e tij të jashtëzakonshme jep “dashuri me shikim të parë” për të gjithë pushuesit në Alanya.

Nga 908 dhoma, ju mund të akomodoheni në një nga dhomat më të pershtatura të zgjedhjes tënde. Nga dhoma standarte, dhoma familjare e deri tek me suitat e veqanta ka gjithcka për të gjithë nese ju zgjedhni të qendroni në Vikingen Infinity Resort&Spa.

E vendosur në breg të detit, Vikingen Infinity Resort&Spa ka një plazh privat 650 metra të gjatë si dhe një pishinë të jashtme, pishinë për fëmijë dhe 7 rrëshqitje uji.

Restoranti kryesor ofron mëngjes, drekë dhe darkë në stil bufeje të hapur. Ka 3 restorante A la carte që shërbejnë kuzhinën osmane, italiane dhe të Lindjes së Largët. Baret ofrojnë një shumëllojshmëri pijesh alkoolike dhe joalkoolike.

Vikingen Infinity Resort&Spa mendon edhe për argetimin e me te vegjëlve tanë në një park zbavitës dhe Viking Kids Club. Ndërsa për të rriturit qendra spa përfshin një banjë turke, sauna, dhomë me avull dhe një shumëllojshmëri masazhesh duke përfshirë Bali dhe Thai.

Nga Vikingen Infinity Resort&Spa gjendeni vetëm 20 minuta larg qendres së qytetit të Alanyas dhe 80 minuta nga Aeroporti i Antalyas.