Titanic Beach Lara
Aeroporti | 14 Km – 15 min |
Qyteti me i afert | Antalya – 15 Km |
Plazhi | Direkt ne Pllazh |
Wi-Fi | Pa Pagese |
Pozita: Titanic Beach Lara është i vendosur në regjionin Lara, 19km nga qyteti i Antalisë dhe 10km nga aeroporti i Antalisë.
Vendosja: Titanic Beach Lara posedon gjithsej 586 dhoma. 489 Dhoma standarde në ndërtesën kryesore (32m², një dhomë gjumi, një banjë, max.2+1pax), 14 Junior Suita (65-85m², të vendosura në ndërtesën kryesore, dy dhoma gjumi të ndara, dy banjo, një me Jakuzzi dhe tjetra me dush, max.4pax), 2 Suita Colonel (120m², në ndërtesën kryesore, dy dhoma gjumi të ndara, një dhomë e ditës, dy banjo, një me Jakuzzi, max.4pax), 2 Suita Admiral (100m², të vendosura në katin e sipërm të hotelit, dy dhoma gjumi të ndara, dy banjo, një me Jakuzzi), në pjesën e kopshtit janë 40 dhoma standarde në ndërtesën Annex (26m², në dhomë gjumi, një banjë, max.2+1pax) 30 Port Family rooms (45m², dy katëshe, me dy dhoma gjumi, dy banjo, max.4pax). Të gjitha dhomat janë me ballkon ose taracë, me pamje nga deti ose nga rruga, banjë private me vaskë, tharëse flokësh, telefon direkt, sistem qëndror të klimatizimit, mini bar, arkë, tepison në dysheme, satelit LCD TV dhe kanale muzikore. WI-FI internet me pagesë shtesë.
Shërbimi: Titanic Beach Lara ka sherbime si : Ultra All Inclusive – bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, drekë, darkë, ushqim i lehtë gjatë gjithë ditës pran pishinës si dhe në plazh, akullore gjatë drekës dhe darkës, bufe e hapur në orët e vona, mini bari në dhomë rimbushet çdo ditë. Të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike standarde të importuara janë pa pagesë. Me pagesë: shampanja e importuar, verërat lokale dhe të importuara kualitative dhe pijet luksoze, konjak dhe viski i vjetër 12 vjet, A’la Carte Restorantet me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë, lëngu i freskët i portokallit.
Përmbajtja: Titanic Beach ka Restorantin kryesor Parkfora, me bufe të hapur, A’la Carte restorantet: Hasir restaurant (kuzhinë Turke), Sapore restaurant (kuzhinë Italiane), Capari restaurant (restorant Peshku). Caprice, bar përgjat kompleksit hotelierik, bari Sailors afër pishinës gjatë gjithë ditës, Lobby bar, Disko. Me pagesë: qendra tregtare, floktari, pastrimi dhe larja e rrobave, doktori, kujdestare për fëmijë, karrocë për fëmijë, telefoni, faksi, internet kafe dhe lojëra kompjuterike. WI-FI internet është me pagesë shtesë.
Plazhi: Titanic Beach Lara posedon plazhin privat në plazhin e gjatë me rërë, Lara. Peshqirët, shtretërit dhe ombrellat e diellit janë pa pagesë. Pavilionet private jane me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.
Sporti dhe argëtimi: Titanic Beach Lara posedonë pishinë e jashtme dhe e brendëshme, pishina Olimpike, pishinë për fëmijë, pishinë me rëshqitëse-Aqua Park, fushë tenisi, fusha për squash, basketboll, volejboll plazhi, qendër fitnesi, sauna, banjo Turke, Jacuzzi, ping-pong, pikado. Me pagesë: ndriçimi për teren tenisi, paisjet e tenisit, fushë futbolli, sportet ujore, bowling, biliardo, Wellness & SPA qendra.
Programe argëtuese gjatë ditës, gara në pishinë dhe në plazh me ekipe profesionale, si dhe programe muzikore në mbrëmje. Mini klub për fëmijë 04-12 vjeç.