Orange County Belek është një hotel luksoz bregdetar i vendosur në rajonin e bukur të Belek, në provincën mesdhetare të Antalyas.
Vetëm 100 metra larg nga plazhi privat me rërë, Orange County Belek Hotel krenohet me një gamë të gjerë opsionesh akomodimi për të përmbushur nevojat e ndryshme të mysafirëve të tij.
Nga dhomat e bollshme dhe të dekoruara bukur deri te suitat luksoze që ofrojnë pamje panoramike të detit, çdo aspekt i rehatisë dhe komoditetit është konsideruar me përpikëri. Ju gjendeni pranë një akomodimi me zgjedhje të dhomave të shumta duke filluar nga standarte, dhoma me madhësi të ndryshme familjare, dhoma me suita të veqanta apo edhe dhoma me pamje.
Përvojat e kuzhinës në Hotel Orange County Belek janë vërtet të jashtëzakonshme. Me një larmi pjatash ngrënieje, nga byfetë e bollshme me shije ndërkombëtare deri tek restorantet A la carte të specializuara në kuzhinat turke, mesdhetare dhe aziatike, ka diçka për të kënaqur çdo shije. Snacks dhe pije freskuese ofrohen në bar pranë pishinës.
Për më tepër, hoteli krenohet me 3 pishina të hapura dhe 1 pishin ne hapsirë të mbyllur per te rritur dhe per femijë si dhe 3 rreshqitje uji, duke përfshirë edhe një pishinë mahnitëse me pamje nga deti, ku mysafirët mund të shijojnë diellin ose të bëjnë një zhytje freskuese.
Resorti përmban një sërë sportesh duke përfshirë volejboll plazhi dhe tenis. Për ata që kërkojnë relaksim dhe përtëritje, Hoteli Orange County Belek ofron një sërë lehtësish të klasit botëror me spa, banja turke, fitness apo edhe masazh.
Hoteli Orange County Belek gjithashtu kujdeset për familjet, me një sërë objektesh dhe aktivitetesh për fëmijë.
Nga Aeroporti i Antalyas ju duhën vetëm 40 minuta për të arritur në Orange County Belek.