Pozita: Hoteli Kaya Palazzo Belek është i vendosur në regjionin Belek, 35km nga qendra e qytetit Antalisë dhe 27km nga aeroporti i Antalisë.
Vendosja: Hoteli Kaya Palazzo Belek posedon gjithsej 618 dhoma në ndërtesën kryesore dhe në kopsht. Dhoma superiore në ndërtesën kryesore janë 288 (38-43m², një dhomë e gjumi, pjesa e ndejës me sofa qe hapet, një banjë 2+2pax), suita familjare në ndërtesën kryesore janë 23 (77-82m², një dhomë gjumi dhe dhomë e ditë me derë rrëshqitëse në mes, 2 WC, një banjë me Jacuzzi, dy tusha, max3+2pax), suita për çifte në ndërtesën kryesore janë 10 (77-82m², një dhomë gjumi dhe dhomë e ditë me derë rrëshqitëse në mes, 2 WC, një banjë me Jacuzzi, tush, max3+1pax), suita me tarrace në ndërtesën kryesore janë 47 (62,50m², një dhomë gjumi dhe dhomë e ditë me derë rrëshqitëse në mes, 2 WC, një banjë me Jacuzzi, 2 tusha, max3+1pax), suita familjare dupleks në ndërtesën kryesore janë 10 (107m², dy dhomë gjumi dhe dhomë e ditë me derë rrëshqitëse në mes, 2 WC, një banjë me Jacuzzi kurse tjetra me vaskë, 2 tusha, max4+2pax), Dhoma superiore në kopsht janë 45 (31m², një dhomë e gjumi, pjesa e ndejës me sofa qe hapet, një banjë me dush ose vaskë 2+2pax), suita familjare në kopsht janë 95 (60-65m², një dhomë gjumi, një dhomë e ditë, dy banjë një banjë me tush kurse tjetra me vaskë, dy WC, max3+2pax). Të gjitha dhomat janë me ballkon apo tarracë, me banjë private me dush/vaskë, tharëse flokësh, ajër të klimatizuar qendror, telefon direkt, mini bar (rimbushur çdo ditë me ujë dhe lëngje), arkë, varëse për rroba, TV satelitor me kanale muzikore.
Suita Specilae dhe Vilat: Main building Swimm Up Suita 15 (77-82m², një dhomë gjumi, një dhomë e ditës, 2WC, banjë me jacuzzi, tarrace dhe tarrace me pishinë private, max3+2chd+inf), Main building Duplex Swimm Up Suit 15 (140m², dy dhoma gjumi, banjë me jacuzzi, tre tusha dhe tarrace me pishinë private, max5+1chd), Main building Palazzo Suita 16 (96-110m², dy dhoma gjumi, dhomë e ditës, 2 WC, dy tusha, Jacuzzi, tarrace me pjesë të ndejës. 4+2chd+inf). Poashtu janë 4 Vila – direkt në plazh, me dy dhoma gjumi, dy banjë me Jacuzzi dhe tush, pishinë private, dhomë e ushqimit me kuzhinë, pjesë private në plazh, max5+1pax.
Shërbimi: Kaya Palazzo Belek Ultra All Inclusive – pije mirëseardhëse dhe fruta në dhomë, bufe i hapur, shërbimi për mëngjes, mëngjes i vonshëm, ushqim i lehtë në mëngjes, dreka, pasdite ushqim i lehtë, ëmbëlsira, biskota, darka dhe ushqim i lehtë në mesnatë, ushqim në plazh, ëmbëltore, lëng të freskët për mëngjes. Të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore dhe standarde nga importi. Nuk janë inkuadruar në koncept: pijet premium, vera speciale, shampanjë, lëngu i freskët, pijet energjike, shërbimi në dhomë. A’la Carte restorantet janë me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë, nargjile, pijet energjetike, pijet në Golf Klub, shërbimi në dhomë.
Përmbajtja: Restoranti kryesor me bufe të hapur, A’la Carte restorantet: Aziatik, Italian, Mediteran, Stake House, Libanez, Internacional, bare përgjatë kompleksit hotelier, Disko bar i hapur. Mjeku, kujdestar i fëmijëve, larje rrobash dhe pastrimi kimik, qendra tregtare, internet dhe lojërat në kompjuter, floktari, rent a car janë me pagesë.
Plazhi: Hoteli posedon plazhin privat me rërë, shtretërit, ombrellat, peshqirët për plazh janë pa pagesë.
Sporti dhe argëtimi: Pishinë e jashtme dhe brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë, palestër, banjë turke, saunë, tereni për tenis, basketboll, volejboll plazhi, mini futboll, pingpong, sportet ujore pa motor janë pa pagesë. Wellness & SPA qendra, masazhi, ndriçimi për tenis, pajisjet, sportet ujore me motor, bilardo janë me pagesë. Program zbavitës gjatë ditës, gara pranë pishinës dhe në plazh, në mbrëmje show program dhe “live” muzikë, kinema. Mini klub për fëmijë të ndarë nëpër grupe prej 04-16 vjeç