Delphin Palace
Aeroporti | 14 Km – 15 min |
Qyteti me i afert | Antalya – 15 Km |
Plazhi | Direkt ne Pllazh |
Wi-Fi | Pa Pagese |
Pozita: Delphin Palace është i vendosur në regjionin Lara, 10km larg nga aeroporti i Antalisë dhe 15km nga qendra e qytetit. Hoteli është direkt ne plazhë.
Vendosja: Delphin Palace posedon gjithsej 557 dhoma. Dhoma standarde janë 485 (32m² dhoma me pamje nga toka 28m², dhoma me pamje pjesërisht nga deti 32m², dhoma me pamje direkt nga deti, 2+2pax), 42 dhoma Familjare (45m², dy dhoma të ndara me derë në mes, dy mini bare, dy TV dhe një banjë, max.4+1pax), 24 Junior Suita (36m², një dhomë e madhe me Jacuzzi në banjo dhe një tarracë e madhe, max.3pax), 6 dhoma për persona me aftësi të kufizuara. Të gjitha dhomat janë me ballkon ose taracë, pamje direkt nga deti, pjesërisht nga deti dhe me pamje nga kopshti, banjë private me vask/dush, tharëse flokësh, sistem qëndror të klimatizimit e cila punon sipas kushteve klimatike, telefon direkt, dysheme me qilim, arkë, mini bar (ujë, lëngje, birrë, arra dhe çokollatë, rimbushet çdo ditë), LCD TV satelitor dhe kanale muzikore si dhe Internet WI-FI pa pagesë.
Shërbimi: Ultra All Inclusive – shampanjë në mirëseardhje, bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka, darka, Champagne branch të dielave, në orët e vona ushqim i lehtë, të gjitha ushqimet dhe pijet në Snack bar, lëngjet e freskëta gjatë mëngjesit në Vitamin bar. Të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore dhe standarde nga importi, akullore, kafe, çaj pranë pishinës dhe në barin e plazhit, A’la Carte restorante me rezervim paraprak (dhe një herë gjatë qëndrimit). Shërbimi në dhomë gjatë orëve 24:00 – 06:00 janë pa pagesë. Bufeja dietale dhe ajo e fëmijëve janë në restorantin kryesor. Me pagesë: Pijet luksoze te importuara, konjak VSOP, puro, verërat speciale, pijet e importuara në A’la Carte restorante, fëmijët nën moshën 15 vjeç janë të lejuar vetëm në Ottoman dhe Blue Fish restaurant.
Përmbajtja: Delphin Palace ka Restorantin kryesor – me bufe të hapur për shërbime, A’la Carte restorantet: Blue Fish (restorant i peshkut), Ottoman (Turk dhe Grill), Peking (Kinez), Dolce Vita (Italian), Margarita (Meksikane), Dragon (Japoneze), Mediterranean (Mediteran). 9 bare përgjatë kompleksit hotelierik, që shërbejnë pije lokale dhe nga importi, Disko, kinema. Me pagesë: mjeku dhe infermierja, larje rrobash, qendra tregtare, lojërat kompjuterike, floktari, rent a car, kujdestare për fëmijë.
Plazhi: Delphin Palace posedon plazh privat, me guralec, shtretërit, dyshekët, ombrellat e diellit dhe peshqirët janë pa pagesë.
Sporti dhe argëtimi: Delphin Palace resort posedonë pishinë e jashtme dhe e brendshme, pishinë për fëmijë, Aqua park, qendër fitnesi, pishinë e brendshme me rrëshqitëse, Sauna, banjë Turke, dhomë me avull, teren për tenis, volejboll plazhi, ping-pong, sporte ujore pa motor, Luna Park për fëmijë (në kohë të caktuar) janë pa pagesë. Me pagesë: Pajisjet si dhe orët për tenis, masazhi, SPA qendra dhe salloni i bukurisë, sportet ujore me motor si dhe shkolla për zhytje.
Programe argëtimi gjatë ditës, lojëra garuese dhe show programe në mbrëmje, muzikë live, Gala mbrëmje. Mini klub për fëmijë prej moshës 04 – 12 vjet.