Në Aquaworld Belek ju mund të përjetoni një pervojë unike trajtimi me shërbime të klasit botëror dhe një super destinacion pushimi me 5 yje.
Aquaworld Belek ndodhet në Belek përgjatë bregdetit të Mesdheut, me konceptin Ultra All Inclusive kënaqësia e mysafirëve mbahet gjithmonë në nivelet më të larta.
Restaurantet kanë një gamë të gjerë të kuzhinës turke dhe botërore. Ju mund te provoni ushqime në restaurantin kryesor si dhe në restaurantin me tarrac me pamje mahnitëse ose edhe në bare.
Komoditeti i jashtëzakonshëm i hotelit dhe shërbimi miqësor i vëmendshëm bashkohen në një ambient ku nuk ka si të mungoj edhe akomodimi i rehatshëm. Aqua World Belek ju ofron zgjedhje të gjerë të opsioneve të dhomave nga dhoma standarde dhe familjare deri në suita me dy nivele që strehojnë deri në katër të ftuar.
Hoteli Aquaworld i cili ndodhet në Belek të Antalyas buzë plazhit me ujërat e kthjellta të Mesdheut, ka një plazh privat të veçantë. Resorti përmban 11 pishina të brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë një pishinë të jashtme pranë ndërtesave në kodër që ngrohet në dimër dhe shtatë rrëshqitje uji.
Aquaworld Belek ofron opsione tërheqëse dhe aktivitete argëtuese për të gjitha grupmoshat që duan të maksimizojnë çdo moment të pushimeve të tyre.
Ju mund të relaksoni veten edhe me sherbimet e saunave apo banjave turke, si dhe sportisteve ju ofrohet mundësia të pushojnë trupin me të gjitha llojet e aktiviteteve në plazh apo në qendren e fitnesit e cila është falas per perdorim, ndersa për argëtimin e fëmijëve kujdeset klubi i fëmijëve.
Hoteli Aquaworld Belek sjell një tjeter atmosferë madhështore dhe emocionuese me aktivitete të gjalla të jetës së natës si festa me DJ dhe shfaqje muzikore live.
Nga aeroporti i Antalyas ju duhen vetëm 35 minuta për të arritur në Aquaworld Belek.