Një hotel familjar me 5 yje, Akka Antedon Hotel ju ofron një atmosferë plotë ngjyra, argëtuese dhe relaksuese në një vend ku deti dhe natyra takohen në harmoni të përsosur.

Hoteli Antedon, i rrethuar nga pyje, me kopshtin e tij natyror që u ofron vizitorëve një ambient unik mes pemëve shekullore, dhoma të bollshme dhe praktike, aktivitete argëtuese për fëmijë të grupmoshave të ndryshme, restorante konceptuale për çdo shije, dhe shumë më tepër, ka gjithçka që ju nevojitet për të kaluar një pushim të këndshëm me familjen tuaj.

Ne Akka Antedon ju mundësohet akomodimi në dhoma standard, në dhoma familjare dhe në suita te vecanta.

Përveç të gjithëve, ata që janë të apasionuar pas luksit mund të shijojnë pushime ekskluzive në Akka Residence, ku shërbimet VIP ofrohen në koncept vilë.

Sa i perket ushqimit, do gjeni ushqime të ndryshme nga kuzhina turke dhe ajo boterore, e servirur para jush me plotë shije. Pije nga më të ndryshmet alkoolike dhe jo alkoolike janë në Akka Antedon.

Ndërsa ju shijoni pushimet tuaja të privilegjuara, fëmijët tuaj do të kenë pushime me plotë aktivitete krijuese, të planifikuara posaçërisht për t’i argëtuar ata, duke kontribuar në zhvillimin e tyre.

Nëse jeni duke ëndërruar për një festë private ku argëtimi, qetësia, natyra, komoditeti dhe luksi bashkohen athere jeni ne vendin e duhur…

 

Nga aeroporti i Antalyas për të arritur deri tek Akka Antedon ju duhen vetëm 50 minuta