Në Orange County Kemer ju mund perjetoni një përvojë unike të Amsterdamit në sfond, me pamje të mrekullueshme të maleve të Demit dhe ujërave blu të Mesdheut.
Duke kombinuar konceptin holandez të argëtimit falas dhe luksin e një hoteli me pesë yje, Orange County Kemer i dedikohet vetëm te rriturve (+18) që gjatë pushimeve tuaja të mbizoteroj qetësia apo edhe si ide per të kaluar muajin e mjaltit.
Restaurantet kanë një gamë të gjerë të kuzhinës turke dhe botërore, me cilësi të lartë dhe standarde higjienike. Ju mund te provoni ushqime ne restaurantin kryesor si dhe ushqime nga kuzhina boterore në restaurantet A’ la Carte. Me konceptin Ultra All Inclusive, kënaqësia e mysafirëve mbahet gjithmonë në nivelet më të larta.
Me një sherbim cilësor nuk ka si të mungoj edhe akomodimi i rehatshëm, Orange County Kemer ju ofron akomodimin në disa kategori të ndryshme dhomash, varesisht nga dëshira juaj se a dëshironi të akomodoheni në dhome standarte, dhoma luksoze me suita te vecanta apo në villa unike.
Hoteli Orange County, i cili ndodhet në Kemer të Antalyas buzë plazhit me ujërat e kthjellta të Mesdheut, ka një plazh të veçantë me rërë. Gjithashtu ka pishinë të jashtme, një pishinë të brendshme dhe dy rrëshqitje uji.
Orange County Kemer ofron opsione tërheqëse dhe aktivitete argëtuese për mysafirët që duan të maksimizojnë çdo moment të pushimeve të tyre.
Ju mund të relaksoni veten edhe me sherbimet e saunave apo banjave turke, si dhe sportisteve ju ofrohet mundësia të pushojnë trupin me të gjitha llojet e aktiviteteve në plazh apo në qendren e fitnesit e cila është falas per perdorim.
Hoteli Orange County bëhet një qendër argëtimi në mbrëmje, ku premton t’i kthejë pushimet tuaja në shumëllojshmëri të festave me një atmosferë madhështore dhe emocionuese deri naten vonë me Dj. Gjithashtu me shfaqje të pabesueshme vizuale të kërcimtarëve dhe lojëra të lehta presin vizitoret e tyre.
Nga aeroporti i Antalyas ju duhen vetëm 60 minuta për të arritur në Orange County Kemer.