Vendi dhe vendndodhja e duhur për të përjetuar qytetin e shumë civilizimeve, Stambollin e sotëm, përmes shekujve. Hoteli Klas Istanbul është një hotel luksoz i tipit deluxe, me 129 dhoma dhe është në shërbim të Mikpritjes Turke.
Hoteli i mrekullueshëm Klas kombinon akomodimin ultra-modern dhe të stilizuar me një vendndodhje të shkëlqyer në qendër të Stambollit, në zonën e Laleli, në distancë të shkurtër nga shumica e atraksioneve kryesore të qytetit. Një shëtitje e lehtë nëpër rrugët e këtij qyteti të fascinueshëm do t’ju çojë në vende si Bazaari i Madh, Xhamia Blu, Aja Sofja dhe Pallati Topkapi. Kampusi kryesor i Universitetit të Stambollit – në Sheshin Beyazit – ndodhet menjëherë pranë hotelit.
Dhomat e Hotelit Klas të impresionojnë me dizajnin e tyre dhe ambientin qetësues. Të gjitha janë të pajisura me minibar, televizor satelitor LCD, Wi-Fi falas, dhe kasafortë të sigurtë. Dhomat Ekzekutive (me ballkon dhe hidromasazh) dhe Dhomat Deluxe ofrojnë hapësirë dhe komoditet të shtuar.
Për të shijuar kuzhinën shqiptare dhe ndërkombëtare, vizitoni Restorantin Tulipa. Për relaksim, shijoni pijen tuaj të preferuar në barin e terasës pranë pishinës së jashtme ose shijoni saunën tonë!