I vendosur në breg të detit të Florya, Hoteli Crowne Plaza ofron sherbimet më të mira dhe kujdeset për pushimin tuaj deri në pikën e fundit.
Me dispocionin e tyre përgjatë 24 orëve, me kujdes dhe cilësi të lartë ju mund ti provoni ushqimet me shije të ndryshme të kuzhinës botërore sipas preferncave tuaja qoftë në tarracë, në restorant apo edhe në barin pranë pishinës.
Me një sherbim cilësor ju ofron akomodimin në disa kategori të ndryshme dhomash, varesisht nga dëshira juaj se a dëshironi të akomodoheni në dhome standarte apo dhoma me suita te vecanta me pamje nga deti. WiFi falas është në dispozicion në të gjithë hotelin.
Crowne Plaza ka në dispozicion edhe një pishinë të brendshme, një pishinë të jashtme sezonale, pishinë për fëmijët, perveq kesaj per relaksimin tuaj ju mund të provoni spa apo hamamin turk dhe palestër.
Ky resort kujdeset edhe për argëtimin tuaj dhe të fëmijëve tuaj duke ofruar edhe më afër shumë aktivitete për të bërë.
Hoteli është gjithashtu disa minuta më këmbë nga linja e trenit me shpejtësi të lartë duke ofruar qasje të lehtë në qendrën e qytetit dhe gadishullin historik.
Nga aeroporti i Stambollit ju duhen vetëm 60 minuta për të arritur në Crowne Plaza Florya.