BONE CLUB SUNSET HOTEL – SIDE
Kujtime paqësore dhe argëtuese të verës, akomodim të rehatshëm, argëtim dhe shumë gjëra tjera ju pjesin në këtë atmosferë të mrekullueshme të Sides, në Bone Club Sunset.
Hoteli Bone Club Sunset ka shumë aktivitete që mund t’i shijoni, si ju ashtu edhe fëmijët tuaj.
Bone Club Sunset gjendët në Colakli, një nga pjesët më të famshme të Side në Antalya.
Një mori zgjedhjesh të dhomave moderne, me shumë stil dhe për një qëndrim të paharrueshëm, mund të gjeni në Bone Club Sunset, nga standarde tek ato familjare dhe për persona me aftësi të kufizuara. Dhomat janë të pajisura me klimë, kuti të sigurisë, TV, telefo, minibar dhe çdo dhomë ka banjo me tharëse flokësh. Gjithashtu, mini frigoriferi është i mbushur me ujë të thjeshtë dhe mineral secilën ditë.
Në ofertën ‘All Inclusive’ që Bone Club Sunset Hotel ofron për klientët e Max Travel, ju mund të hani mëngjesin, drekën dhe darkën në byfenë e restorantit, ndërsa avantazh është Myra Bar, i cili rrin i hapur 24 orë dhe ofron pije të ndryshme të vendit. Gjatë mesditës mund të keni kafe, çaj apo ëmbëlsira të zakonshme.
Në hotelin Bone Club Sunset, 2 pishinat janë të pajisura me 3 topoganë, karrige, çadra dhe shtretër, ku ju mund të kaloni ditën dhe të argëtoheni e relaksoheni. Poashtu ju mund të kaloni kohën duke luajtur lojërat e ndryshme si biliard, sporte të ujit, volejbol në ujë e ping-pong ndër të tjera.
Edhe për fëmijët tuaj, organizohen aktivitete që ata të kalojnë puhsime të lumtura me lojërat më argëtuese dhe instruktive në mini klubin për fëmijë, që ata do ta duan, me pishinën dhe kopshtin për ta.
Ndërsa relaksin dhe qetësinë e vërtetë mund ta gjeni në qendrën për Spa që ofron hoteli, ku mund të shfrytëzoni sauna, banjë turke, xhakuzi e madje ofrohen edhe tretmane me masazhe dhe sallon për kujdes dhe tretman të flokëve tuaj.
Hoteli gjendet 550 metra nga deti, 11 km nga qendra e Side dhe 55 km nga Aeroporti i Antalyas.
Bone Club Sunset Hotel mban vendin e tij në mesin e institucioneve lidere të sektorit të turizmit në Turqi.
Ju dëshirojmë qëndrim të këndshëm!