Pozita: Hotel RioLavitas është i vendosur në rajonin Titreyengol, 75 km larg nga aeroporti i Antalyas dhe 8 km larg nga Side.

Vendosja: Numri dhomave është 300. Dhoma standarde (një dhomë gjumi, një banjo, max.2 + 1pax), dhoma Deluxe (një dhomë gjumi, një dhomë të ditës, një banjo me Jacuzzi, max.2 + 1pax), dhoma familjare (dy dhoma gjumi, dy banjo, max.4pax). Të gjitha dhomat janë me banjo private me dush, tharëse flokësh, sistem ajri të kondicionuar, telefon me dalje direkte, kasafortë, mini bar (ujë dhe lëngje, rimbushet çdo ditë), dysheme laminat, satelit TV LCD dhe kanale muzikore, dhe ballkon.

Shërbimi: RioLavitas Ultra all Inclusive – bife të hapur për mëngjes, drekë, darkë, ushqim të lehtë pasdite, restoran për fëmijë, restorant në plazh me lëngje dhe birra, të gjitha pijet lokale dhe disa pije alkoolike dhe jo-alkoolike të importuara, akullore gjatë orëve të caktuara, A’la Carte restorantet me rezervim paraprak dhe një herë në një qëndrim. Nuk përfshihen: pije premium të importuara, verërat speciale, kokteje, pije luksoze, lëng frutash të freskët, pije në shishe, shërbimi në dhomë.

Përmbajtja: Restauranti kryesor me bife të hapur, restorante A’la Carte: baret përreth kompleksit të hotelit. Doktori, kujdesi i veçantë për fëmijë, pastrim kimik, flokëtari, telefoni, faksi, interneti dhe lojërat kompjuterike, qendra tregtare, rent a car janë me pagesë shtesë. WI-FI interneti është pa pagesë.

Plazhi: Plazhi privat i hotelit është me rërë, 300 metra nga hoteli. Shtretërit e diellit dhe çadrat e diellit, peshqirat e plazhit janë pa pagesë. Transferim për në plazh gjatë gjithë ditës pa pagesë.

Sporti dhe Argëtimi: Pishinë e hapur dhe e mbyllur, rrëshqitëse uji, palestër sporti, pingpong, volejboll plazhi, sauna dhe banjo turke janë pa pagesë. Masazhi, Wellness & SPA qendra dhe sportet e ujit janë me pagesë shtesë.  Programe argëtuese gjatë ditës, gara në pishinë dhe në plazh me ekipe profesionale, show programe në mbrëmje. Klubi Mini për fëmijët nga 04 – 12 vjeç me programe të veçanta për fëmijë.