Aydinbey King’s Palace & Spa një hotel luksoz me koncept Ultra All Inclusive ju ofron mundësi të shijoni peisazhin unik në brigjet e Mesdheut të rrethuar nga pemë të harlisura dhe lule shumëngjyrëshe.

Për një përvojë unike akomodimi në Aydinbey King’s Palace & Spa

 do të gjeni disa lloje dhomash duke filluar nga dhomat standarte, dhomat familjare deri tek suitat e vecanta dhe shumë të tjera, të gjitha të pajisura me gjerat thelbësore për komoditetin tuaj.

Ushqime të shijshme nga kuzhina turke ju ofrohen ne resaturantin kryesor i cili perveq ushqimeve ka edhe një ambient të mrekullueshem, e nuk ka si   te mungojë edhe kuzhina botrore e cila për ju ofrohet në A la carte restaurant. Ndersa pijet mund ti shijoni në Lounge Bar dhe Irish Bar.

Shijoni aktivitetet brenda dhe jashtë ujit në King’s Palace & Spa! Me aktivitete sportive mund të përjetoni momente të gjalla. Ju gjithashtu mund të pushoni në banjë turke dhe sauna. Do të jeni gjithmonë në formë derisa kaloni pushime plot aktivitete këtu.

Klubi i fëmijëve mbledh së bashku fëmijë 4-12 vjeç për të marrë pjesë në lojëra argëtuese dhe edukative. I shoqëruar nga mësues që flasin gjuhë të ndryshme, fëmija juaj do të kënaqet duke mësuar gjëra të reja përmes lojërave turke, angleze, gjermane dhe ruse! Mini-disko me fillim nga ora 20:30, të vegjlit do të argëtohen në amfiteatër.

Kings Palace & Spa perveq plazhit te tij privat ka edhe 6 pishina të brendshme dhe të jashtme të madhësive të ndryshme. Së bashku me një pishinë të veçantë për fëmijët, ka edhe pishina me rrëshqitje ku fëmijët mund të kalojnë momente të këndshme me prindërit e tyre.

Aydinbey King’s Palace & Spa gjendet vetem 50 min larg nga aeroporti i Antalyas.